Punsohu.eu

Operator/e Telefonik/e

	 	 

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K.
Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.

EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë konkurs për pozitën:

Operator/e telefonik/e

Kandidatët ideal në këtë pozitë duhet të kenë aftësi të flasin qartë, me një ton miqësor dhe të sjellshëm. Përmes telefonatës qetësoni telefonuesit dhe merrni nga ta informacione të plota dhe të sakta. Përgjigjeni direkt në thirrje dhe i drejtoni ata në departamentet dhe shërbimet përkatëse.

Detyrat  tuaja:

  • Përgjigjeni në thirrjet telefonike;
  • Drejtoni thirrjet tek departamentet tjera;
  • Vendosni thirrjet dalëse;
  • Përgjigjeni në pyetjet e klientëve;
  • Regjistroni kërkesat dhe trajtoni ankesat;
  • Ofroni shërbime konsultative;
  • Raportoni në lidhje me defektet e pajisjeve telefonike;
  • Zbatoni rregullat e mirësjeljes telefonike;
  • Ndihmoni në trajnimin e operatorëve të rinj.

Profili juaj:

  • Përvojë paraprake në pozitën e njejtë të punës;
  • Sukses i dëshmuar në pozitën e njejtë të punës;
  • Përvojë të para-hapjës;
  • Të keni të përfunduar së paku shkollën e mesme;
  • Të njihni gjuhën angleze rrjedhshëm, njohja e gjuhëve tjera është përparësi;
  • Të keni qasje miqësore dhe të sjellshme.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në travelagency@punsohu.eu deri me date 10 Korrik, 2021

Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Shikime 1881
Kategoria Telekomunikim
Skadon 17 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC