Punsohu.eu

Asistent/e Ekzekutiv/e, Menaxher/e i/e Zyreve

	 	 

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.

EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë:

K O N K U R S 

në pozitën

Asistent/e Ekzekutiv/e, Menaxher/e i/e Zyreve

Në pozitën e Asistent/es Ekzekutiv/e ju jeni përgjegjës për menaxhimin e orareve dhe komunikimeve përbrenda kompanisë. Detyrat tuaja përfshijnë prioritizimin e postës elektronike dhe thirrjeve telefonike, mbledhjen e dokumenteve për konferenca dhe mbledhje si dhe koordinimin e udhëtimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi i asistencës administrative si shkrimi dhe editimi i postës elektronike, hartimi i memorandumeve, dhe përgatitja e komunikimit në emër të ekzekutivit
  • Mirëmbajtja e regjistrave të saktë dhe gjithëpërfshirës
  • Përformimi i detyrave të lehta të kontabilitetit
  • Organizimi i takimeve duke përfshirë caktimin, dërgimin e lajmërimeve dhe organizimin e akomodimit kur është e nevojshme
  • Përgjigja në thirrjet telefonike në formë të sjellshme dhe profesionale
  • Mirëseardhja e vizitës së klientëve dhe identifikimi i qëllimit të vizitës së tyre, para sa t’ia prezantojë shërbimet përkatësë
  • Menaxhimi i kalendarit të ekzekutivit duke përfshirë emërimin dhe vendosjen e e përparësisë për cështjet më të ndjeshme

Profili juaj:

  • Së paku përfundimi i shkollës së mesme, preferohet përfundimi i fakultetit juridic
  • Aftësi të menaxhoni kohën dhe të arrini të përfundoni punën në përputhje me oraret e paracaktuara
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi në të folur dhe të shkruar
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe aftësi të ushtroni disa aktivitete përnjëherësh
  • I orientuar në detaje dhe në zgjidhjen e problemeve
  • Proaktiv dhe i vetëmotivuar
  • Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale

Ndërsa në pozitën e Menaxherit/es së Zyres ju do jeni përgjegjës për zhvillimin efikas të aktiviteteve të përditshme brenda zyres dhe jeni përgjegjës poashtu për menaxhimin e stafit të zyres.

Përgjegjësitë zakonisht përfshijnë:

  • Organizimi i takimeve dhe menaxhimi i bazës së të dhënave
  • Rezervimi i transportit dhe akomodimit
  • Organizimi i ngjarjeve dhe konferencave të kompanisë
  • Porositja e materialeve për zyre
  • Trajtimi i korrespondencës dhe ankesave
  • Përgatitja e letrave, prezantimeve dhe raporteve
  • Monitorimi i punës së stafit administrative
  • Menaxhimi i buxhetit të zyres

Profili juaj:

  • Preferohet të keni të përfunduar nivelin universitar në degën e administratës publike apo ndonjë degë tjetër të ngjashme
  • Të keni përvojë paraprake në administratë
  • Të keni njohuri të jashtëzakonshme në pakon e MS OFFICE
  • Aftësi të mira interpersonale dhe aftësi të menaxhoni kohën

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në travelagency@punsohu.eu. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Shikime 1004
Kategoria Menaxhment
Skadon 25 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC