Buçaj

Mjeshtër/Shtëpiak, Elektricist, Mekanik, Kopshtar

	 	 

Korporata Buçaj shpall konkurs për këto pozita:

  1. Mjeshtër/shtëpiak, elektricist dhe mekanik
  2. Kopshtar

I. Mjeshtër/shtëpiak, elektricist dhe mekanik

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të realizojë mirëmbajtjen rutinore dhe preventive si dhe riparimin e pajisjeve dhe sistemeve të punëve elektrike, mekanike dhe hidrosanitare;
  • Të kryej riparime të vogla dhe të mëdha të objekteve, pajisjeve ose sistemeve sipas shkathtësive dhe përvojës specifike siq janë: punë elektrike, punë mekanike, punë hidrosanitare etj.;
  • Të kryej riparime tjera të përgjithshme dhe detyra tjera të mirëmbajtjes brenda fushës së kompetencës ashtu siç kërkohet;
  • Të kryejë mirëmbajtjen e objekteve, pajisjeve ose sistemet e shërbimeve në bazë të planeve të caktuara;
  • Të riparoj ose zëvendësoj pajisje elektrike, mekanike, hidrosanitare etj.;
  • Të ndihmoj në renovimin e objektit brenda dhe jashtë;
  • Të mbikqyrë punën e përditshme të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, sistemit elektrik etj.;
  • Të përcjellë punën e gjeneratorit dhe rezervuareve të plinit për mirëfunksionimin e ngrohjes;
  • Të bëj instalimin e sistemeve të reja si: sistemeve elektrike dhe shtrirjen e kabllove të IT-së
  • T'ju përgjigjet në mënyrë efikase kërkesave emergjente të mirëmbajtjes ashtu siç kërkohet;
  • Të bëjë vlerësimin për furnizim me pjesë për riparimin dhe t’i porosit ato te personat kompetent;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme;
  • Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  1. Kopshtar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja e parqeve;
  • Kujdeset për bimët, bën ujitjen e tyre, kultivimin dhe plehërimin;
  • Bën përzierjen e dheut, prerjen e degëve të pemëve;
  • Aplikon herbicide dhe insecticide;
  • Kujdeset për pamjen estetike të parqeve;
  • I përmbahet planit të parqeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
  • Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com
Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 10 Qershor 2021 deri më 24 Qershor 2021.

Shikime 275
Kategoria Të tjera
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC