Komuna e Pejës

Drejtor I Institucionit Parashkollor - Kopshtit “Pëllumbat e Paqes”

	 	 

Nr.pr. 01-111/01-0042132/21

Datë, 30 prill 2021

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Kapitullit V nenit 67 dhe 68, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 151/2020, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo – arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

  1. I. Titulli i vendit të punës; Drejtor I Institucionit Parashkollor - Kopshtit “Pëllumbat e Paqes” në Pejë

Institucioni: Komuna e Pejës

Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit

Lloji i pozitës: Jo karrierës

Numri i pozitave: Katër (4) pozitë

Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit

Grada/Koeficienti: - 7.8

Orët e punës: 40 orë

Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Duke ju nënshtruar përgjegjësive ndaj MASHT-it, Komunës dhe Këshillit të Shkollës, Drejtori/esha, është përgjegjës për organizimin e procesit mësimor dhe planit të punës, objektivat, vlerësimin dhe administrimin e përgjithshëm të Qerdhës,
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor dhe raportet periodike apo vjetore për mbarëvajtjen e punës në institucion,
  • Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit,
  • Udhëheqë punën e përgjithshme në kopsht të bazuar në ligjet, rregulloret, udhëzimet administrative, rekomandimet dhe vendimet e Drejtorisë së Arsimit,
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës,
  • Përgjigjet për të gjitha aktivitetet e edukatoreve dhe personeli profesional të Qerdhës,,
  • Kujdeset për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithëve në institucion,
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga Komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH),
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion, duke përfshirë edhe aplikimin e masave disiplinore ndaj fëmijëve/nxënësve,
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve në institucion,
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi (kualifikimin prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar),
  • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 4 vite shkollim universitar),
  • Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar),
  • Të ketë licencës të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimit KSHL,
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë,
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në nivele tjera,
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor.

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

  • Certifikata e lindjes,
  • Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Portofolin profesional ,
  • Letër referencë nga një institucion publik kredibile ( si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë),
  • Letrat e referencës duhet të ketë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake,

-     Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it,

  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar më të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore,
  • Dëshmi që nuk është nën hetime,
  • Kopja e letërnjoftimit.

Informata të përgjithshme:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në Qendrën për Shërbim me Qytetar në Komunën e Pejës, (sporteli i pranimit kati përdhese)

Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net, mbetet i hapur 15 ditë nga data 29.05.2021 deri më datë 13.06.2021. Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/peje/category/konkursey-njoftimet/.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, Nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Shikime 269
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC