Komuna Skënderaj

Doktor/eshë i/e Mjekësisë

	 	 

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Direkcija za Zdravstvo i Socijalno Blagostanje

Department of Health and Social Welfare

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Nr. ________

Skenderaj 30.04.2021

Në bazë të Vendimit të Kryetarit të Komunës së Skenderaj nr.02-111/01-001433/20 të datës 03.03.2020 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Skenderaj e në përputhje me nenin 7,8,10 parg 1 nënparagrafi 2.1, nenit 15 pargrafi 1.2 dhe 3 të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L-212, neni 4 i Udhëzimit Administrativë nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, QKMF në Skenderaj publikon këtë :

KONKURS

PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

  1. Titulli i vendit të punës : Doktor i Mjekësisë Dy (2) pozita Kategoria dhe grada e vendit të punës:

Koeficienti : 7.20 , H-27 Orari i punës 40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

Ofron shërbime shëndetësore në QKMF, QMF,AMF –ku është caktuar të punojë sipas orarit të punës të caktuar nga punëdhënesi .

Respekton orarin e punës ardhja , pauza , dalja nga puna etj.

Siguron diagnostifikimin dhe menagjimin efektiv të pacientve duke siguruar edhe referim në

Institucionet shëndetësore gjegjëse si dhe në qendrat më të avancuara .

Evidenton dhe përcjellë sëmundjet efektive sipas rregullave të IKSHP .

I përmbahet etikës mjekësore .

Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës .

Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëminë e Mjekësisë Familjare .

Të këtë vetëiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore .

I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjesit të Njesisë apo shërbimit ku punon.

Sipas nevojes kryen edhe vizita shtepiake të pacientet kronik.

Sipas urdhërit të përgjegjesit apo Shefit te Sektorit  të MF, kryen edhe punë tjera.

Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit   MF dhe Stafit Udhëheqës të QKMF-së.

Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me

Ligj duhet të kenë të përfunduar :

-Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme -Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

-Kopja e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë

-Kopjen e Licencës sëPunës

-Çertifikatën e Lindjes

-Kopjen e letërnjoftimit

-Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime

Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

-Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter –e deshirueshme.

Të gjithë kandidatet të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë, dhe për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni Intervistues.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në administratën e QKMF-së Skenderaj nga ora 08:00 deri në ora 15:00.

Dokumentacioni i cili nuk ju përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai qe arrinë me vonesë , nuk do të shqyrtohen.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës

Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes publike në Gazetë Ditore dhe mjete tjera të informimit.

Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net per konkursin per dy doctor te mjekesise , Është prej datës 30.04.2021 deri 29.05.2021, ndërsa data kur fillon aplikimi është 31.05.2021 deri 14.06.2021 - 15 ditë.

 

QKMF-Skenderaj

Administrata

Shikime 82
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC