Delta Security

Teknik Instalues (6)

	 	 

Delta Security sh.p.k. është kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë, si: ruajtjen fizike të objekteve, sigurimin e tubimeve publike, ofrimin e shërbimeve të mbrojtjës së afërt, instalimin, servisimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin e sistemeve alarmuese dhe atyre të video-vëzhgimit, etj.

Delta Security ofron mundësi afatgjate të punësimit, perspektivë për karrierë, avancim personal dhe kushte të mira pune.

Delta Security sh.p.k. shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:

Pozita: Teknik Instalues – 6 persona

Lokacioni: Prishtinë

Përshkrimi i Detyrave:

  • Instalim, servisim dhe mirëmbajtje të Sistemeve të Sigurisë, (Sistemit të alarmit dhe kamerave).

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

  • Pervojë pune në montimin dhe servisimin e sistemeve të sigurisë (Sistem alarmi dhe kamerave);
  • Te kenë te përfunduar shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar;
  • Të posedoj patent shofer, kategoria B;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Aftësi për të punuar në situata stresuese;
  • Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë:

  1. Në zyrën qendrore të Delta Security sh.p.k., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra qerimi 1), kati 4, Prishtinë, ose
  2. Përmes postes elektronike në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz

Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 08.07.2021, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00!

Ju mirepresim!

Shikime 309
Kategoria Sigurim
Skadon 23 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC