Ciao Berto

Faturiste/Arkëtare, Asistente e Shitjes, Recepsioniste

	 	 

Ciao Berto, kompani lidere ne prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, si rezultat i zgjerimit te aktivitetit afarist, eshte duke kerkuar kandidatë te interesuar per pozitat e hapura te punes.

Nese jeni kandidat i interesuar per aftesim ne karrierë, dhe per pune ne ambient dinamik te punes, ju ftojme te aplikoni.

Lokacioni:                       Prishtinë             
Paga:                               E pa përcaktuar  
Data e fundit:                 30.06.2021
Pozita:                             Faturiste/Arkëtare, Asistente e shitjes dhe Recepsioniste

Tipi i kontrates:             Kontrate e rregullt pune
Orari:                               40 ore ne jave, me fleksibilitet per vikend
Extra:                               N/A
Aplikimi:                          Dergoni CV dhe dokumentet percjellese ne:  hr@ciao-berto.com

Përgjegjësitë dhe Detyrat per poziten Faturiste/Arkëtare:

  • Pregatitja e faturave te shitjes
  • Barazimi i arkës
  • Percjellja e ofertave dhe zbritjeve te ofruara
  • Kordinimi i pjeses së servisit
  • Detyra dhe pergjegjesi tjera ne baze te profesionit

Kualifi­kimet:

  • Njohuri shumë të mirë të sistemit MS Office, preferohet Pro Data Finance
  • Diplome te fakultetit Ekonomik, apo drejtime relevante
  • Të ketë përvojë pune ne fushen e financave,
  • Njohja e gjuhës angleze obligative,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi

Përgjegjësitë dhe Detyrat per poziten Asistente e Shitjes:

  • Sherbimi i klienteve,
  • Siguroni nivele të larta të kënaqësisë së klientit përmes shërbimit të shitjes
  • Perkujdeset per pjesen vizuale te sallonit shites
  • Informon dhe ndihmon klientet në përzgjedhjen e produktit
  • Mirëmban sallonin të pajisur plotësisht me produkte,
  • Rekomandon artikuj që përputhen me nevojat e klientit
  • Detyra dhe pergjegjesi tjera ne baze te profesionit

Kualifi­kimet:

  • Njohuri shumë të mirë të sistemit MS Office;
  • Diplome te fakultetit e preferueshme;
  • Të ketë përvojë pune ne fushen e shitjes se paku 2 vite;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate e preferueshme;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Përgjegjësitë dhe Detyrat per poziten Recepsioniste:

  • Mirepritja e klienteve dhe paleve;
  • Percjellja e porosive;
  • Orientimi i klienteve;
  • Detyra dhe pergjegjesi tjera ne baze te profesionit.

Kualifi­kimet:

  • Njohuri shumë të mirë të gjuhes angleze, e preferuar gjuha serbo-kroate;
  • Të ketë përvojë pune relevante;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Ciao Berto inkurajon te gjithe kandidatet te aplikojne, dhe ju siguron per trajtim te barabartë ne perzgjedhje.

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i te cileve ju pershtatet më shumë kerkesave te kompanise do te ftohen per interviste.

Shikime 1523
Kategoria
Skadon 15 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC