Albi Commerce

Vozitës Kategori B (5), Vozitës Kategori C (2)

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!


Albi Commerce është pjesë e Albi Group dhe është njëra nga kompanitë kryesore që merret me distribuimin e produkteve në Kosovë, duke menaxhuar programe të ndryshme që janë të njohura në tregun evropian dhe është prezent me programet e tij në rreth 80 për qind të tregut Kosovar.

Albi Commerce për të plotësuar nevojat e veta, vazhdon me rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën në një ambient modern dhe dinamik, atëherë aplikoni për tu bërë pjesë e ekipit tonë.


Aktualisht “Albi Commerce” kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për:

Vozitës kategori B (5 pozita)

Vozitës kategori C (2 pozita)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Transporton mallrat e kompanish sipas pranimit të instruksioneve,
  • Përkujdeset që malli gjatë transportit të jetë në gjendje të duhur,
  • Sipas udhëzimeve të pranuar, dërgon sasinë e porositur të produkteve nëpër lokacionet specifike,
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe për raportimin e gjendjes teknike të automjetit sipas rregullave të kompanisë

KUALIFIKIMET

  • Të ketë patente shofer në kategorinë B ose C
  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune te ngjashme,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Të ketë njohje te mire te terrenit te vendit tonë,.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën hr@albicenter.com duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri me datën 20.06.2021

Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shikime 2361
Kategoria Transport
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC