Trosha

Banakier/e (5), Kamarier/e (5), Furrëtar/e (5)

	 	 

TROSHA SH.P.K., është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në dyqanet tona në Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

Banakier/e (5);

Kamarier/e (5);

Furrëtar/e (5).

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të ketë përvojë pune të mëparshme në këto pozita;
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore;
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofrojmë ne:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën info@trosha.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose mund të dërgojnë CV-të në letër, në pikën tonë Trosha 2, Rr. Rexhep Luci nr. 13/2.

Afati i fundit për aplikim është data 21 qershor 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

TROSHA SH.P.K. ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 1140
Kategoria Gastronomi
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC