Elsa Group

Punëtorë Teknik, Vozitës, Punëtor në Pirun, Ndihmës Punëtor

	 	 

Elsa Group është një kompani udhëheqëse në fushën e përpunimit të granitit dhe mermerit në rajon. Elsa Enterprise Group është i vetmi në rajon për prerjen dhe përpunimin e të gjitha llojeve të granitit.  Kompania është themeluar në vitin 1991, në vitin 2007 kompania Elsa u riemërua në Grupin Elsa dhe u zgjerua në pasuri, aktivitete të rritura të biznesit dhe filloi prodhimin në tri lokacione: Fshati "Treboviq" Pejë, autostrada Pejë - Prishtinë e fshatit "Ramun" dhe fshati "Miradi" në Prishtinë, sot merret edhe me ndërtimin e ndërtesave të ulëta në të gjithë Kosovën dhe ndërtimin e lartë të kompleksit komercial-rezidencial "Fidanishte" në qytetin e Pejës.

Ne shpallim këtë konkurs për:

  • Punëtorë Teknik;
  • Vozitës;
  • Punëtor në Pirun;
  • Ndihmës Punëtor.

Vozitës:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dërgimi i mallit në destinacionet e paracaktuara;
  • Vozitja e mjetit motorik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorik kur e drejton atë;
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorik të cilin e drejton;
  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë të dërgojë sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar, dhe mallin e dorëzuar tek klienti;
  • Detyrat tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku shkollimi i mesëm;
  • Përvojë pune 1 vit;
  • Aftësi komunikuese;
  • Efikasitet në punë ekipore;
  • Patent shoferi kategoria C (e obligueshme);
  • Te jetë korrekt në punë;
  • Te jetë i motivuar për punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar t´i dorëzojnë CV-të e tyre në formë elektronike në email adresën: hr.elsagroup.rks@gmail.com  ,në subjekt të shënohet pozita për të cilën aplikoni.

Informatat shtesë prej ores 08:00 - 16:00 në numrin kontaktues 049 905 906

Shikime 703
Kategoria Të tjera
Skadon 18 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC