Elsa Group

Inxhinier/e i/e Arkitekturës, Dizajner/e

	 	 

Elsa Group është një kompani udhëheqëse në fushën e përpunimit të granitit dhe mermerit në rajon. Elsa Enterprise Group është i vetmi në rajon për prerjen dhe përpunimin e të gjitha llojeve të granitit.  Kompania është themeluar në vitin 1991, në vitin 2007 kompania Elsa u riemërua në Grupin Elsa dhe u zgjerua në pasuri, aktivitete të rritura të biznesit dhe filloi prodhimin në tri lokacione: Fshati "Treboviq" Pejë, autostrada Pejë - Prishtinë e fshatit "Ramun" dhe fshati "Miradi" në Prishtinë, sot merret edhe me ndërtimin e ndërtesave të ulëta në të gjithë Kosovën dhe ndërtimin e lartë të kompleksit komercial-rezidencial "Fidanishte" në qytetin e Pejës.

Ne shpallim këtë konkurs për:

  • Inxhinier/e i/e Arkitekturës
  • Dizajner

Nga kanditadët kërkohet:

  • Të ketë paraqitje profesionale,
  • Diplomë universitare në Arkitekturë, Dizajn,
  • Përvojë se paku 2 vite në Arkitekturë, Dizajn,
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt.
  • Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Matje të ndryshme të objekteve në teren
  • Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e klientëve me anë të projektit, 
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor.
  • Dizajnimi i produkteve dhe përgaditja e projekteve sipas kerkesave te klienteve, 
  • Menaxhimi i  projekteve te kontraktuara 
  • Planifkimi dhe realizimi i projekteve dhe puneve sipas planeve dinamike, 
  • Përgaditja e raporteve  ditore, javore dhe mujore per punet e perfunduara, 
  • Mirepritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave.
  • Përvojë me ArchiCad, AutoCAD, 3D MAX dhe Microsoft Office.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t´i dorëzojnë CV-të e tyre në formë elektronike në e-mailin: hr.elsagroup.rks@gmail.com

Numri i kontaktit: 049 905 906

Shikime 527
Kategoria Arkitekturë
Skadon 18 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC