Anibar

Zyrtar/e për Komunikim dhe Asistencë të Projekteve në Pejë

	 	 

Apliko për punë: Zyrtar/e për Komunikim dhe Asistencë të Projekteve në Pejë

Nëse keni dëshirë të punoni në komunikimin e projekteve si dhe të zhvilloheni edhe më shumë në fushën e menaxhimit të tyre, atëherë mos hezitoni të aplikoni në thirrjen tonë, sepse Anibar (Pejë) është në kërkim të një asistenti/e të projekteve.

Anibar është në kërkim të një personi të motivuar që mund të asistojë në implementimin e projekteve si dhe të jetë bartës i komunikimit të tyre.

Punoni me ne:

Anibar është organizatë e aktivistëve të pasionuar që përpjeken të innkurajojnë të rinjtë të shprehin idetë dhe botëkuptimet e tyre përmes animacionit, e po ashtu edhe përmes formave të ndryshme e diskutimeve të rëndësishme shoqërore që prekin të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës. Misioni kryesor i Anibar është thyerja e apatisë shoqërore përmes aktivizmit kulturor, ndërsa kjo synohet përmes tre programeve kryesore: edukimit qytetar, zhvillimit të kulturës dhe prodhimit të filmave.

Kualifikimi:

  • Të jetë i/e diplomuar në shkenca sociale apo fusha të ngjashme;
  • Të ketë përvojë pune në komunikim dhe në menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave;
  • Të ketë njohuri në çështjet e kulturës;
  • Të ketë njohuri të mira në çështjet e vendimmarrjes në nivel lokal dhe atë kombëtar;
  • Të ketë aftësi për punë ekipore;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Të jetë i/e gatshme të punoj edhe jashtë Pejës, varësisht nga nevoja;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të komunikojë në baza të rregullta me partnerët dhe grupet tjera në lidhje me projektet;
  • Të krijojë buletine informative, komunikata për shtyp dhe lajme për projektet;
  • Të mirëmbajë dhe përditësojë uebfaqet dhe kanalet tjera virtuale të projekteve;
  • Te krijojë përmbajtje për kanalet virtuale të projektit;
  • Të ideojë fushata që promovojnë projektet;
  • Të zbatojë strategjitë për komunikim të projekteve; 
  • Të përgatis njoftimet ose ndryshimet për donatorët dhe grupet tjera;
  • Të ndihmojë koordinatorët dhe menaxherët në realizimin e projekteve;
  • Të draftojë raportet e ndryshme si dhe të mbikëqyr materialet e të gjitha llojeve;
  • Të ndihmojë në planifikim e takimeve, aktiviteteve e obligimeve tjera që dalin nga projektet;
  • Të asistojë në dizejnimin dhe organizimin e ngjarjeve;
  • Të dokumentojë të gjitha aktivitetet.

Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe Letrën e Motivimit në info@anibar.com ose te plotësoni formën në www.anibar.com.

Thirrja për aplikim është shtyrë dhe vlen deri më 20 qershor 2021. 

Vetëm kandidatët të cilët kanë plotësuar kriteret e sipërpërmendura do të përzgjedhen në listën e ngushtë.

Shikime 1483
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC