Meridian Express

Drejtor/eshë i/e Meridian Kitchen

	 	 

Me moton n’derë t’shtëpisë, Meridian Express operon me 41 dyqane në territorin e Kosovës me  qëllim të  vetëm që të shërbejmë  konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në  pozitën e lirë:

DREJTOR/ESHË I/E MERIDIAN KITCHEN

Përgjegjësitë kryesore

  • Planifikimi, implementimi dhe monitorimi i strategjisë dhe planeve të Meridian Kitchen me qëllim të maksimizimit të fitimit përmes rritjes së shitjeve, menaxhimit të duhur të shpenzimeve dhe ofrimit të shërbimit cilësor dhe në kohë për konsumatorët
  • Zhvillimi dhe ekzekutimi i planit strategjik për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të zgjeruar klientelën
  • Zhvillimi i produkteve të reja dhe inovative duke ofruar vlera të veçanta për konsumatorë
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i procesit të prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të Meridian Kitchen
  • Drejtimi dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të punëve operacionale ditore të 14 pikave të shitjes dhe mbi 130 staf, si dhe qendrës së prodhimit për të arritur në vazhdimësi plotësimin e nevojave të klientëve dhe objektivave të kompanisë
  • Hulumtimi dhe analiza e tregut dhe nevojave të konsumatorëve me qëllim të plotësimit të kërkesave të tyre dhe rritjes së biznesit
  • Identifikimit i fushave për përmirësim si dhe planifikimi dhe zbatimi i sistemeve për të rritur efiçiencën
  • Përcaktimi dhe komunikimi i strategjisë dhe objektivave te personeli si dhe mbikëqyrja e aktivitetit ditor të ekipit
  • Koordinimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut me qëllim të arritjes së objektivave në shitje
  • Kontrolli dhe përkujdesja për implementimin e standardeve të shërbimit ndaj klientit, higjienës dhe sigurisë së ushqimit
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientë
  • Mbajtja dhe promovimi i marrëdhënieve profesionale me institucione dhe kontraktorë, si dhe mbikëqyrja performancës dhe cilësisë së produkteve/shërbimeve të kontraktorëve

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Minimum pesë (5) vite përvojë pune menaxheriale
  • Preferohet përvojë pune në industrinë e ushqimit dhe të shitjes me pakicë
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, vendimmarrje dhe organizim
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit
  • Njohje e gjuhës angleze
  • Të posedojë patentë shofer në kategorinë “B”

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në apliko@meridianexpress.com dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Afati i aplikimit është deri më 20 Qershor 2021.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 1154
Kategoria Menaxhment
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC