KORAL Invest

Arkitekt/e, Ndërtimtar

	 	 

Kompania Koral Invest L.L.C shpallë konkurs për dy vende pune:

Pozita:                 Arkitekt/e

Vendi i punës:    Veternik,Prishtine

Kohëzgjatja:       E pakufizuar

 

Kualifikimet themelore:

Edukimi:  Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Niveli Bachelor/ Drejtimi i Arkitekturës

Përvoja:   Së paku 2 vite përvojë profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Realizon aktivitetet ditore të planifikuara;
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve  konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Bën planifkimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik;
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi I projektit dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:

Kandidati duhet të posedojë njohuri  profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:

  • Aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • Shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • Aftësi për të identifikuar prioritete;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave;
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;


Pozita:                 Ndërtimtar

Vendi i punës:    Veternik, Prishtinë

Kohëzgjatja:       E pakufizuar

 

Kualifikimet themelore:

Edukimi:  Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Niveli Bachelor/ Drejtimi Konstruktiv

Përvoja:  Së paku 2 vite përvojë pune profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Inxhinieri i ndërtimit bënë mbikqyrjen e punevë, vlerëson dhe rishikon projektet ne zbatim. dhe zbatimin e tyre në harmoni më projektin kryesor;
  • Qëndron në terren ku bëhet ekzekutimi I punimeve nga kompania;
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve  konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Identifikon mangësitë në projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme;
  • Hartimin e ditareve te punës;
  • Përgadtijen e raporteve për fillimin e punëve ne proces dhe raportet përfundimtare;
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Përcjell secilin projekt investues veç e veç duke përgaditur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurave teknike;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:

Kandidati duhet të posedojë njohuri  profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:

  • Aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • Shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • Aftësi për të identifikuar prioritete;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Përvojë të gjerë me AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
  • Aftësi në vendim marrje dhe zgjidhjen e problemeve;

Mënyra e aplikimit: 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe letër referencat në e-mail adresen: berati@koralgroup.com

Afati i fundit per aplikim per te dy pozitat eshte: 02 Korrik, 2021
KORAL INVEST L.L.C

VETERNIK-PRISHTINE

045 399 990

Shikime 1280
Kategoria Ndërtimtari
Skadon 17 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC