Art House

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve (Prizren, Ferizaj)

	 	 

MUNDËSIA PUNËSIMIT

Ne jemi duke kërkuar një Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve dhe që do të jetë ndërlidhësi midis kompanisë sonë dhe klientëve të tijë aktual dhe potencial. Kandidati i suksesshëm do të jetë në gjendje të jetë përgjegjës për planifikim, mbarëvajtje të punëve për servisimin apo për mirëmbajtjen e projekteve të ndryshme që realizohen në departamentin e servisit.

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për sërvisimin dhe mirëmbajten e paisjeve të të gjitha projekteve në orare të caktuara nga menaxhementi I servisit
  • Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së pajisjeve
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit në rast të nevojës për ndërrim të pjesëve apo për identifikim të problemeve të jashtëzakonshme.
  • Është i obliguar që gjatë intervenimit në pajisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e punës si dhe formularët për përshkrimin e punës së kryer.
  • Obligohet të ketë kujdes për pamjen personale (I rruar, I nënqethur, veshje elegante)
  • Obligohet që ta respektoj Rendin shtëpiak të ndërrmarrjes.

Kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Shkathtësi të avancuara ne servisimin dhe mirembajtjen e fotokopjeve dhe printereve
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
  • Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
  • Përvojë në punët me klientë

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: info@arthousepr.com dhe tek rubrika “subject” të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILEN APLIKONI.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 14.06.2021.

Regjionet: PRIZREN dhe FERIZAJ
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Shikime 915
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC