Tutor Room Education

Mësues/Mësuese të Gjuhës Gjermane

	 	 

Shkolla e gjuhëve të huaja Tutor Room Education hap vend të lirë pune për një:

Mësues/Mësuese të Gjuhës Gjermane

Detajet e pozitës:

Pune me orar të plotë dhe gjysëm orari, ku orari do të bëhet në koordinim në mes ligjëruesit dhe Qendrës Mësimore në mënyrë që t'iu përshtatemi nevojave të nxënësve tanë.

Data e parashikuar e fillimit: 01 korrik 2021

Përmbledhje e detyrave të pozitës së punës:

Për të krijuar një klimë dhe kulturë të sigurtë dhe të kujdesshme të punës në të cilën ne angazhohemi, edukojmë dhe frymëzojmë të gjithë nxënësit që të jenë të suksesshëm në shkollë si dhe botën e sotme profesionale.

Kualifikimi i kërkuar për vendet e lira të punës:

  • Diplomë Baçelor nga ndonje Universitet apo Kolegj i akredituar;
  • Përvoja e punës me nxënës dhe studentë është e mirëseardhur.

Detyrat thelbësore:

  • Të krijoni një mjedis respekti mes nxënësve;
  • Të krijoni një kulturë në klasë, ku fokusi është mësimi efikas;
  • Të organizoni hapësirën fizike sipas nevojave.

Ndërveprimi udhëzues:

  • Komunikoni në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Përdorni teknikat e prezentimeve, projekteve të ndryshme, pyetjeve dhe diskutimeve, në mënyrë që të ketë interaksion mes nxënësve dhe të krijohet një atmosferë më atraktive për të mësuar;
  • Të angazhoni studentët në mënyrë aktive në mësim;
  • Të jeni fleksibil dhe të demonstroni përgjegjshmëri.

Përgjegjësitë profesionale:

  • Reflektoni për mësimdhënien;
  • Mbani shënime të sakta;
  • Komunikimi me stafin dhe qendrën mësimore që të njoftojë familjen në lidhje me arritjet e studentëve;
  • Kontribuoni për shkollën dhe rrethin;
  • Rrituni dhe zhvillohuni profesionalisht.

Nëse jeni të interesuar dhe ju pëlqen puna me nxënës, dërgoni CV-në tuaj si dhe një letër motivuese në adresen tonë zyrtare: tutorroom.education@gmail.com

Pas përfundimit të përzgjedhjes së kandidatëve, ne do t'iu ftojmë në një intervistë të shkurtër në qendrën tonë  ku ju mirëpresim!

Afati i fundit per aplikim: 20 Qershor, 2021

Numri kontaktues: +383 49 599057

Tutor Room Education

Rr. Gustav-Majer nr. 15

10000, Prishtine

We invite you to like and follow us on our social media pages

https://www.instagram.com/tutorroom.education

https://www.facebook.com/tutorroom.education

Shikime 729
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC