Forca e Sigurisë së Kosovës

Oficer/e në Republikën e Gjermanisë

	 	 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate

Duke bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe nenin 11, paragrafi 4 i   Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK, si dhe duke pasur për bazë ofertën nga Republika Federale e Gjermanisë, Ministria e Mbrojtjes shpall: 

K O N K U R S  I  B R E N D SH Ë M

Ministria e Mbrojtjes bën pranimin e kadetëve të cilët do të studiojnë në;

-Republika Federale e Gjermanisë;

Kursi i shkollimit për Oficer të Logjistikës 1 kandidat

Kursi i shkollimit për Oficer të Policisë Ushtarake 1 kandidat

PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË INSTITUCIONET USHTARAKE TË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË

Kandidati që aplikon për shkollim në institucionet ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë duhet:

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë ketë përfunduar nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 26 vjeçare në datën e aplikimit;
  • Gjuha angleze ( e deshirueshme)
  • Gjuha gjermane ( e deshirueshme);
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;
  • Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.

Testet që aplikohen për pranim në institucionet ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë: 

  • Ese në gjuhen angleze 
  • Testi fizik; 
  • Testi i inteligjencies;
  • Testi i njohurive të përgjithshme:
  • Intervista;
  • Kontrolli mjekësor;  

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma universitare:
  • Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali);
  • Ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj);
  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës.

Shënim: Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.

E drejta në ankesë

  • Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidatë pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. E drejta për ankesë aplikohet për të gjitha llojet e testimit ku është përgjegjës FSK-ja dhe nuk aplikohet për llojet dhe fazat e testimit të vendosura nga akademitë e vendeve pritëse.
  • Rezultatet publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatet e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.

KUSHTET TJERA: 

  • Për t’u marrë në konsideratë gjatë aplikimit, diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  • Përzgjedhja për kadetë është e kushtëzuar me kalimin e suksesshëm të procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shkollimit në çdo kohë.
  • Kandidatët e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me  FSK-në, me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës etj. Mospërmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilido vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit. 
  • Pjesëtarët e FSK-së, në rast të përzgjedhjes për kadetë të FSK-së, nënshkruajnë kontratën e shkollimit për kadetë dhe marrin statusin e kadetit, duke përfshirë edhe pagën e kadetit.
  • Gjatë procesit të konkurrimit dhe testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID 19. Rekomandohet mbajtja maskave dhe distancës fizike.

Afati i konkurrimit;

  • Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 31.05.2021 deri më 11.06.2021.

Si të aplikoni; 

Aplikimi dhe njoftimi për kadet te FSK-së është online  në adresën  https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply si dhe  njoftimi për shpalljen e konkursit munde ta shikoni edhe në web faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja ofron trajtim të barabartë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe mirëpret aplikacionet e tyre, pa dallim nga përkatësia etnike apo gjinore.

Shikime 772
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC