Sutherland

Student për Akademinë Gjermane

	 	 

Student për Akademinë Gjermane

Sutherland fton studentët entuziast për të qenë pjesë e ekipit tonë të mrekullueshëm që të vijojnë Akademinë Gjermane  për të përmirësuar njohuritë gjuhësore.  Nëse jeni duke kërkuar të ndërtoni një karrierë përmbushëse dhe jeni të sigurt që keni aftësi dhe përvojë për të na ndihmuar të kemi sukses, ne dëshirojmë të punojmë me ju!

Akademia Gjermane financohet nga Sutherland, zgjatë 8 javë (4 orë në ditë) dhe kandidatëve të suksesshëm ju ofrohet mundësi punësimi dhe zhvillim karriere në Sutherland.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollë e mesme/diploma fakulteti apo përvojë relevante;
  • Niveli B1 i gjuhës Gjermane në të shkruar dhe në të folur;
  • Komunikativ dhe i/e motivuar për t’i ofruar shërbime konsumatorëve.

Përgjegjësite e studentit:

  • Të vijoj me rregull kursin;
  • Të jetë aktiv gjatë orëve mësimore;
  • T’i kaloj me sukses testet dhe detyrat e dhëna gjatë kursit;
  • Pas përfundimit të Akademisë të tregoj ngritje të nivelit të gjuhës në të shkruar dhe verbale në testin dhe intervistën finale;
  • Të jetë i gatshëm dhe entuziast të filloj punën në Sutherland pas përfundimit me sukses të Akademisë.

Data e fillimit të Akademisë Gjermane është 19 Korrik 2021.

Ju lutem të kontaktoni ekipin tone të Rekrutimit për të shfaqur interesimin tuaj për këtë mundësi të mahnitshme duke aplikuar në e-mail adresën: kosovo.careers@sutherlandglobal.com  nr. e tel: + 383 49 955 470 apo direkt në linkun:  http://sf.joinsutherland.com/tp/rj6-oUyIr_e-K

Shikime 1274
Kategoria Të tjera
Skadon 8 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC