NewCo Ferronikeli Complex

Manovrues i Vagonëve

	 	 

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:             Manovrues i vagonëve

Departamenti:     Departamenti i Prodhimit

Lokacioni:            Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit: Manovruesi i vagonëve sigurohet që të operoj në përputhje me standardet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bënë kapjen dhe ç’kapjen e vagonëve
  • Bënë hapjen dhe mbylljen e dyerve te vagonëve (zbrazjen e tyre) si dhe sinjalizon ekskavatoristin për pastrim sa më të mirë të vagonëve
  • Mbron vendkalimet
  • Kryen kontrollë ditore dhe bënë pastrimin e ndërrueseve dhe vendkalimeve
  • Manipulon me ndërrueset duke siguruar rrugë udhëtim të sigurt të trenit gjatë monovrimeve
  • Bënë pastrimin e vend pranim-dorëzimit si dhe zbaton urdhrat e drejtuesit te trenave dhe makinistit
  • Kryen punë te tjera sipas urdhrit te zyrtarit te transportit hekurudhor

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi të pakten diplomë të shkollës së mesme, drejtimi komunkacioni hekurudhor
  • Të ketë përfunduar praktiken në ndonjë stacion hekurudhor së paku 6 muaj
  • Provimi profesional sipas Rregullores 646, grupi i parë shëndetësor
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për t'u përshtatur me punën në grup

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 30/06/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Manovrues i vagonëve”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 1567
Kategoria Të tjera
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC