Korporata Rugove

Vozitës (Kat. C) (Prishtinë), Shitës Horeca (Pejë), Ndihmës Depoist (Pejë)

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë dhe në depon e “Ujë Rugove” SH.P.K. në Pejë. Pozitat e hapura janë:

Vozitës (Kat. C) (Prishtinë),

Shitës Horeca (Pejë)

Ndihmës Depoist (Pejë)

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për: Vozitës (Prishtinë):

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës:
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për: Shitës Horeca (Pejë):

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin që i është caktuar.
  • Bën lëshimin e faturave për mallrat e dorëzuara tek klientët.
  • Pranon pagesa për mallrat e dërguara.
  • Përgjegjës për mallrat e ngarkuar në automjetin të cilin e drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për: Ndihmës Depoist (Pejë):

  • Ndihmon depoistin që të koordinojë dhe drejtojë punën në depo në baza ditore;
  • Me anë të pirunierit bën lëvizjen e mallrave në depo;
  • Bën pranimin e mallit nga fabrikat dhe mjetet tjera dhe bën ngarkim-shkarkimin e mallit në depo;
  • Bën ngarkimin e mallrave nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas;
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje;
  • Patent shofer kategoria B;
  • Për pozitën Vozitës Kat. C edhe patent shofer kategoria C;
  • Për pozitat Shitës Horeca dhe Ndihmës depoist të jetë banor i rrethinës së Pejës;
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore;
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 14 qershor 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 2543
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC