Hotel Garden

Mikpritës / Doorman, Mirëmbajtëse

	 	 

Hotel Garden shpall konkurs per:

 Mikpritës / Doorman

Përgjegjësia

Mikpritës - Mirёpret mysafirёt e hotelit, ndihmon mysafirёt pёr valixhet dhe kujdeset pёr akomodimin e tyre ne dhomё.

Detyrat:

  • Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët e hotelit;
  • Kontaktimi me mirësjellje të mysafirëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit;
  • Pritja me mirësjellje të mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel;
  • Dhënia e informacioneve të nevojshme për mysafirët;
  • Përcjellja e mysafirëve dhe ndihma me bagazhe deri në dhomë;
  • Detyra tjera sipas nevojes.

Aftesite

  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Të jetë komunikativ;
  • I motivuar për punë;
  • Aftësi për punë nën presionin e kohës;
  • Gatishmëri për punë jashtë orarit.

Aplikoni duke derguar CV ne email adresen: apliko@hotelgarden-ks.com me subjekt emertimi i vendit te punes.

Shembull:

Email: apliko@hotelgarden-ks.com
Subjekt: Mikpritës / Doorman
Aplikanti duhet te jete: Mashkull

Dokumentet e nevojshme per aplikim:

CV, së ciles duhet t'i bashkangjitet nje foto e formatit te vogel, te gjitha eksperiencat e meparshme si dhe rekomandimet
per ato qe i posedojne.

Afati i fundit për aplikim: 28 Qershor, 2021


Hotel Garden shpall konkurs për: 

Mirëmbajtëse

Gjinia: Femer

Mosha: 20 – 45

Kualifikimi:

  • Te kete te perfunduar shkollen e mesme;
  • Te kete pervoje pune ne te njejten lemi;
  • Te jete ne gjendje per 8 ore pune pastrimi;
  • Te jete energjik dhe punetore;
  • Te kete aftesi per te punuar ne grup;
  • E vemendshme dhe energjike.

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Përgjegjëse për pastrimin dhe mirembajtjen e dhomave, hapsirave, duke përfshirë dhomat dhe pjesen e restoraneve, sallave, pishinave, tualeteve, ne pergjithesi te zonave me te cilat ngarkohet;
  • Te mirembaje dhe te raportoj tek udheheqesi i sektorit;
  • Te pastroj hapësirat e kompleksit Garden.

Personat e interesuar duhet qe te dergojne CV me një fotografi , si dhe te gjitha rekomandimet qe i posedojne ne: apliko@hotelgarden-ks.com me subjekt: Emertimi i vendit te punes per te cilin konkuroni:

Shembull

Email: apliko@hotelgarden-ks.com
Subjekt: Mirëmbajtëse

Afati i fundit për aplikim: 28 Qershor, 2021

Shikime 530
Kategoria Hoteleri
Skadon 13 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC