Komuna Skënderaj

Mësimdhënës/e (8)

Shpërndaje
	 	 
 

Në bazë të Nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Nenit 5 (shkronja c) të Ligjit për Arsimin në Komunat e Rep. së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 17 (shkronja h) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Nenit 35 të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar në Rep. e Kosovës Nr. 04/L-032, të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, të UA të MASHT 10/2018 si dhe në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore, Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj, shpall:

Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2018/2019

Nr. Niveli Pozita Institucioni Vendi Pensionim /

Zëvendësim

Nr. i

orëve

Nr. i

pozitave

1 SHMT Mësimdhënës/e për lëndën Farmaci “Anton Çetta” Skenderaj Zëvendësim – deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë Normë e plotë 1
2 Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Abedin Rexha” Turiçec Zëvendësim – deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë Normë e plotë 1
3 Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Drenica” Polac Zëvendësim – deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë Normë e plotë 1
4 Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Kuvendi i Drenicës” Abri e Poshtme Zëvendësim – deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë Normë e plotë 1
5 Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Shaban Jashari” Skenderaj Zëvendësim – deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë Normë e plotë 1
6 Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Azem Bejta” Prekaz i

Epërm

Vend i lirë Normë e plotë 1
7 Shfmu Mësimdhënës/e për lëndën Biologji “Ilir Lushtaku” Prekaz i Poshtëm Zëvendësim – deri sa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë Normë e plotë 1
8 Shfmu Mësimdhënës/e për lëndën Matematikë “Ilir Lushtaku” Prekaz i

Poshtëm

Vend i lirë Normë e plotë 1

Kushtet: Për vendet e punës nga 1 deri 8, në të tri nivelet (shkolla fillore dhe shkolla të mesme të ulëta dhe mesme të larta ) kandidatët duhet ta kenë të kryer fakultetin – drejtimi përkatës sipas Normativit 10/2018, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët e tjerë, të drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.

Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L- 032, UA 10/2018 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.

Në intervistë me shkrim ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit sipas Udhëzimit administrativ nr. 10/2018 për Normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

Për Intervistën me gojë dhe me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009. Kandidatët e listës së ngushtë me shkrim dhe me gojë do të ftohen në telefon.

Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin :

  • Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimin për punë nga gjykata;
  • Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
  • Certifikatë trajnimi – nëse keni ;
  • Përvoja e punës – nëse keni ;
  • Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;
  • Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 13;
  • Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Aplikacioni
  • Diploma e shkollimit
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Letërnjoftimin (kopje)

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.

Fillimi i punës për vendet e lartcekura nuk do të jetë domosdoshmërisht më datën e shpalljes së rezultateve, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim. Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni nuk kthehet.

Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

 

TAGS: Komuna e SkenderajitKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 895
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC