Sante Fruit

Punëtor Sezonal – Vjelës (Podujevë, Prishtinë)

	 	 

Santefruit Sh.p.k. me seli në fshatin Shajkovc, komuna e Podujevës është kompani e cila merret me kultivimin e frutit të boronicës. Në kuadër të plantacionit tonë, kemi 10 hektar të mbjellur me boronicë, si dhe të gjithë infrastrukturën më moderne per kultivimin, si dhe ruajtjen e frutit të freskët të boronicës.

Aktualisht, kemi nevojë për

Punëtor Sezonal – Vjelës

të frutit të boronicës.

Numri i pozitave: 60, preferohet nga komuna e Podujevës, mirëpo mund të aplikoni edhe nga komuna e Prishtinës, por me kusht qe behet ndonje grup prej 8 apo 10 persona, ne menyre qe te kontraktohet ndonje transport per ju ne menyre grupore nga kompania).

Përshkrimi dhe detyrat e punës:

  • Vjelja e frutave të boronicës;
  • Fruti I boronicës ka peshë më të madhe në krahasim me për shembull frutin e mjedrës, prandaj arrihet më shpejt deri tek pesha e dëshiruar në kilogram.
  • Vjelja kryhet me dorë, dhe punetorët trajnohen se si duhet të bëhet vjelja e frutave të boronicës.

Periudha e punësimit:

  • Qershor – Shtator
    (*Sqarim: Nuk ka pune cdo dite, pasi qe ndonjehere duhet te behen pauza 1 apo 2 dite deri sa te piqet fruti)

Transporti: 

  • I organizuar nga ana e kompanisë; 

Kushtet e pagesës:

  • 0,40 Eur per kg;
  • Përfshihet shujta e bukes;
  • Kompania kujdeset për transport.

Orari I punës:

  • 07:00 – 17:00 me një orë pauzë

Aplikoni duke klikuar ne butonin më poshtë "APLIKO".

Shikime 2252
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Temporary to Permanent
Lokacioni Besianë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC