ITD Prishtinë

Ndihmës Magazine

	 	 

 ITD Prishtinë Sh.P.K. ka filluar operimin në Kosovë nga viti 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë Sh.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Ndihmës Magazine

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Shkollimi i mesëm, e preferuar të ketë diplomë universitare.
  • Të ketë njohuri në pajisjet e IT-së
  • Së paku 3 vite përvojë pune në Magazinë
  • Njohja e punës me kompjuter
  • Posedim i lejës së vozitjes (kategoria B)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njeh dhe zbaton shumë mirë të gjitha Procedurat, Instruksionet dhe rregulloret që lidhen me ushtrimin e detyrës dhe përgjegjësive të Ndihmës Magazinierit.
  • Njeh dhe punon me dokumentacionin që shoqëron hyrjet dhe daljet e produkteve në/nga magazina.
  • Realizon në kohë kërkesat për furnizim/lëvrim sipas nevojave të punës.
  • Shoqëron dhe dorëzon mallin tek klienti.
  • Kujdeset për sistemimin e produkteve në magazinë sipas standardeve dhe kërkesave teknologjike të tyre.
  • Mirëmban dhe ruan produktet nga dëmtimet.
  • Zbaton Procedurën për Kontrollin e Produkteve.
  • Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga superiori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.

Aftësi tjera

  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Aftësi të mira organizative dhe sistemuese.
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi.
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë - Kompani.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com.

Konkursi ngelet i hapur deri më: 19.06.2021

Shikime 2115
Kategoria Të tjera
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC