ITD Prishtinë

Punonjës Kontabiliteti

	 	 

 ITD Prishtinë Sh.P.K. ka filluar operimin në Kosovë nga viti 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë Sh.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Punonjës Kontabiliteti

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë universitare në degët Financë – Kontabilitet
  • Minimalisht 3 vite eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet në shoqëri tregtare
  • Logjikë shumë e mirë matematikore dhe analitike
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të njohë mirë legjislacionin tatimor:
    • Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat
    • Ligji për TVSH
    • Ligji për Procedurat Tatimore
  • E preferueshme njohja e programit Microsoft Dynamics NAV

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjigjet për sigurimin e dokumentacionit kontabël në përputhje me afatet e caktuara dhe informon eprorin për mungesat e konstatuara.
  • Kontrollon dokumentet të kenë elementet e duhura, i sistemon, arkivon, administron të gjithë dokumentacionin kontabël.
  • Regjistron veprimet bankare dhe ato të arkës. Kontrollon dokumentet (libër arkë dhe ditar bankë), i rakordon ato me regjistrimet kontabël, dhe kujdeset për aplikimin e saktë të veprimit me dokumentet përkatëse (fatura shitje ose blerje, etj.).
  • Kontrollon gjendjen e arkës, shitjet me kase, krahason gjendjen kontabël me atë fizike dhe njofton eprorin për diferencat.
  • Përgatit për bankat informacionin i cili justifikon transferet jashtë vendit (deklarata doganore, fatura shërbimesh, etj.)
  • Mirëmban llogaritë e klientëve në bashkëpunim me Departamentin e Shitjes, dhe raporton për detyrimet e tyre analitike.
  • Mirëmban llogaritë e furnitoreve dhe rakordon me Departamentin e Logjistikes / furnitori. Evidenton dhe njofton superiorin për mosrakordimet.
  • Tregon konfidencialitet në lidhje me informacionet që merr për kompaninë dhe për të tretë, për shkak të detyrës.
  • Zbaton detyrat dhe ka qëndrim pozitiv në rast mbi kërkese në punë apo mungesë kolegësh.
  • Llogaritë koston e mallrave dhe elementet përbërës të saj. Shpërndan me saktësi kostot e tyre shtesë.
  • Regjistron faturat e shpenzimeve dhe kontabilizon saktë shpenzimet sipas natyrës dhe detajeve të përcaktuara.
  • Mirëmban kartelat e Aseteve dhe bën sistemimin e tyre mbi bazë të dokumentacionit.
  • Kontrollon periodikisht gjatë muajit librin e blerjes/shitjes. Evidenton shmangiet e mundshme me llogaritë përkatëse.
  • Mirëmban llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrimeve kontabël. I përgatit ato për plotësimin e bilancit dhe pasqyrave të tij shpjeguese. Mbanë përgjegjësi që veprimet të kontabilizohen saktë.
  • Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga superiori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
  • Raporton tek superiori sipas kërkesave.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi.
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë - Kompani.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com.

Konkursi ngelet i hapur deri më: 19.06.2021

Shikime 2852
Kategoria Kontabilitet
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC