Punsohu.eu

Menaxher Regjional (Gjilan)

	 	 

Duke u nisur nga fakti se do të hapim qendrat tona në çdo qytet, shpallim:

Konkurs Pune - MENAXHER REGJIONAL

Vendi punes: Gjilan

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikëqyrë dhe menaxhon zyrat ne regjionin Gjilanit (Gjilan, Kamenicë, Viti)
  • Përgjegjës për te gjitha procedurat administrative qe bëhen ne zyrat ne regjionin e Gjilanit,
  • Përgjegjës për kontrolle periodike të zyreve me qëllim të përkujdesjes së respektimit të të gjitha standardeve dhe procedurave të kompanisë,
  • Përkujdeset për imazhin e kompanisë me qëllim të rritjes së standardeve të shërbimit ndaj klientëve,
  • Komunikon me departamentet përkatëse dhe sigurohet për zbatimin e duhur të strategjisë se punes,
  • Të hartoj dhe përcjell realizimin e planit të biznesit,
  • Të takoj klientë ekzistues si dhe ata potencialë,
  • Të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve ditore të punës, në koordinim me menaxherin e sektorit të koordinimit të degëve,
  • Të zbatoj politikat dhe procedurat e zyres në nivel qëndrorë,
  • Të propozoj ndryshime në procese, procedura dhe punë ditore për rritjen e efikasitetit të punëtorëve,
  • Të përcjellë vazhdimisht gjendjen e ecurisë së procedimit të aplikacioneve për punesim në Europë,
  • Të zbatoj dhe përcjellë udhëzimet nga menaxhmenti, zyra qendrore,
  • Kryen edhe punë tjera të rëndësishme për “PUNSOHU.EU, të parapara nga menaxhmenti.

Kriteret:

  • Përvojë relevante të punës minimum 1 vite në sektorin e shërbimeve,
  • Diplomë universiteti në fushën relevante (ekonomi, financa, administrim biznesi ose fusha të ngjashme),
  • Të posedojë aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe organizative,
  • Të posedojë aftësi të mira komunikuese dhe të punës ekipore,
  • Të posedojë njohuri të gjuhës angleze ose Gjermane.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën info@punsohu.eu , (ju lutemi ne subject cekeni per cilin regjion po aplikoni)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30/06/2021.

Për më shumë info rreth shërbimeve tona, bejeni follow faqen ne instagram: https://www.instagram.com/punesohu.eu/

Shikime 1771
Kategoria Menaxhment
Skadon 15 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC