Komuna e Gjakovës

Roje Pylli

	 	 

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr. 01-111/01-8677 Datë: 12.04.2021 Gjakovë

Duke u bazuar në Ligjin numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjin e Punës numër 03/L-212, dhe nenin 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Njësia: Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Titulli i vendit të punës: Roje Pylli (në rajonin e Rekës së Keqe dhe Dushkajës)

Niveli i pagesës: sipas koeficientit 4.5

Numri i ekzekutuesve: 2 (dy)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mbrojtja e pyjeve dhe tokave pyjore nga prerjet ilegale, zjarret pyjore dhe sëmundjet e pyjeve;
  2. Të ruaj nga dëmtimet rrugët pyjore dhe objektet pyjore;
  3. Përcjell realizimin e planeve operative të shfrytëzimit, mbrojtjes, ngritjes dhe ndërtimit të Infrastrukturës pyjore;
  4. Merr pjesë në damkosjen e masës drusore në ngastrat e parashikuara;
  5. Dhënja e dokumentit përcjellës (flete përcjellja e transportit);
  6. Përgatit fletëparaqitjet për veprimet ilegale të prerjes, nxjerrjes, grumbullimit, përpunimit të materialit drunor dhe të njëjtat i dërgon në Gjykatën kompetente;
  7. Kryen edhe punë të tjera të kësaj natyre sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Aftësi dhe shkathtësi fizike për ecje në terrene malore;
  • Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

Kohëzgjatja e kontratës: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 12.05.2021 deri 26.05.2021 (16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Shikime 173
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC