Albi Commerce

Menaxher i Shitjes (2)

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!


“Albi Commerce” është pjesë e Albi Group dhe është njëra nga kompanitë kryesore që merret me distribuimin e produkteve në Kosovë, duke menaxhuar programe të ndryshme që janë të njohura në tregun evropian dhe është prezent me programet e tij në rreth 80 për qind të tregut Kosovar.

Albi Commerce për të plotësuar nevojat e veta, vazhdon me rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën në një ambient modern dhe dinamik, atëherë aplikoni për tu bërë pjesë e ekipit tonë.

Aktualisht “Albi Commerce” kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për:


Menaxher i Shitjes (2 vende pune)

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Udhëheq agjentët e shitjes,
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon strategjitë e shitjes të brendeve përkatëse, pozicionet e produkteve, mjetet reklamuese, etj,
  • Kontrollon zbatimin e planit rutinor të agjentëve të shitjes,
  • Përkujdeset se a janë plotësuar kërkesat e klientëve,
  • Mbikëqyr dhe kontrollon asortimentin e lejuar për agjentët e shitjes,
  • Inicion dhe koordinon agjentët e shitjes për mbarëvajtjen e punës, dhe
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare - preferohet fakulteti ekonomik,
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë punë në Departament të Shitjes,
  • Njohja e gjuhës angleze e preferueshme,
  • Njohuri të mirë të MS Office paketës,
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative, strategjike, planifikuese, këshilluese dhe komunikatave,
  • Patentë shofer - kategoria B.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën hr@albicenter.com duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri me datën 25.05.2021

Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shikime 1586
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC