Union

Menaxher/e i/e shitjes

	 	 

1 Pozitë - Menaxher/e I/e shitjes:

Përgjegjësia:

Shitja e brendeve te përcaktuara

Edukimi:

Bachelor

Përvoja:

 

3 vite pune ne menaxhment (Shitje)

Trajnimi:

 

Detyrat:

  • Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit vijues të punës në fushën e programit te caktuar te shitjes
  • Përpilon planin e furnizimit me mall
  • Kujdeset për organizimin e transportit të mallit për  programin të cilin e menaxhon
  • Përcakton kriteret për distribuim të mallit.
  • Analizon prezencën  e produkteve ne treg.
  • Përcjell dinamiken e shitjes së produkteve sipas muajve, kuartaleve dhe vitit.
  • Paraqet të gjitha vërejtjet dhe pengesat e mundshme nga porosia e mallit e deri te pranimi i mallit dhe nga shitja deri te arkëtimi i parave. Ndërmerr masa për  zgjidhjen e tyre
  • Përcakton kornizat për mënyrën e prezantimit të mallit në treg
  • Kontrollon tregun (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun etj)
  • Bën vizita në teren,kryen takime me blersat dy herë në javë
  • Paraqet raportin e punës në fund të çdo jave.
  • Përcjell inkasimet nga blerësit për programin që e menaxhon
  • Verifikon afatin e mallit ne depo për programin që menaxhon
  • Përgatitë rutine planet për super vizoret dhe mbikëqyrë ato të punonjësve të tjerë të programit     ( komercialistit dhe shitësit ambulantivë).
  • Verifikon a është bërë regjistrimi i mallit me rregull shitësve ambulantivë nga ana e super vizorit.
  • Mban konsultime ditor me punonjësit e programit, ndërsa organizon takime të rregullta një herë në javë.
  • Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme  në  fushën e shitjes dhe marrëdhënieve ndërnjerzore
  • Obligohet ti përmbahet rendit shtëpiak

Shkathtësitë tjera:

  • Njohja e punës me kompjuter
  • Njohja e programeve të Office
  • Aftësi për punë nën presion të kohës
  • Aftësi komunikuese
  • Gjuha Angleze (OBLIGATIVE)

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: hr@union-ks.com. duke shkruar tek subjekti : Pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do te ftohen ne intervistim.

Konkursi është i hapur nga data 07 Maj 2021 deri më 31 Maj 2021.

Shikime 1479
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Vushtrri
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC