SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë (Akomodim për pushime verore për fëmijë)

	 	 

FTESË PËR OFERTË (

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar që gjatë muajit Korrik ose Gusht të ju sigurojë fëmijëve pushimin veror.


Me këtë rast ju bejmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë për:

Akomodim për Pushime verore për fëmijë– pansion i plotë në
Shëngjin- Shqipëri.

Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 56 persona njekohësisht për 10 netë brenda periudhes 05 Korrik – 30 Gusht 2021

Për akomodim te fëmijëve së bashku me stafin përcjellës nevojiten:

  • 11 dhoma me nga 3 shtretër= 33 shtretër
  • 5 dhoma me nga 4 shtretër= 20 shtretër
  • 1 dhome me 2 shtretër= 2 shtretër
  • 1 dhome me 1 shtrat= 1 shtrat
  • Te gjitha dhomat te kenë kondicioner
  • Hoteli të jetë afër plazhit
  • Pansion i plotë (mëngjesi, dreka dhe darka)
  • Hoteli të ketë pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë (e preferuar)
  • Në çmim të ofertës duhet të përfshihen edhe qadrat me shezlone
  • Qasje të lehtë nga hoteli në plazh si dhe në pishinën e hotelit dhe në hapësirat tjera që
    ofron hoteli si kënde lojërash etj.

Në pajtueshmëri me Udhëzimet nga institucionet shëndetësore për luftimin e COVID19, Hoteli duhet t’i respektojë te gjitha masat kundër COVID-19, duke dezinfketuar dhomat, dhe të gjitha hapësirat tjera të hotelit.


Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare
  • Në ofertë duhet te ceken cmimet në euro pa tvsh (për person)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jete 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Hoteli i cili ka në afërsi plazhin;
  • Dhomat e hotelit të kondicionuara;
  • Përparësi do të ketë hoteli i cili posedon pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëcekura, cmimi më i lirë.


Shënim: Në rast të ndryshimit të situatës epidemiologjike me virusin COVID-19, dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore për mbyllje; ndalesë të qarkullimit, organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nuk merr përgjegjësi për anulimin e akomodimit ose kompenzimin e çfarëdolloji.

Ofertat duhet të dërgohen në email adresën: procurement1@soskosova.org  Ofertat duhen të dorëzohen deri me datën: 15.06.2021. Ofertat e dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen.

Për ndonjë paqartësi mund të kontaktoni në e-mail adresën:   procurement1@soskosova.org 


A loving home for every child

Shikime 401
Kategoria Të tjera
Skadon 35 ditë
Orari
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC