Delta Security

Teknik Instalues (4), Operator/e i/e Qendrës Monitoruese (3)

	 	 

DELTA Security është kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë. Delta Security ofron mundësi afatgjate të punësimit, perspektivë për karrierë, avancim personal dhe kushte të mira pune.

Shpall konkurs: 7 vende të lira pune

Pozita 1: Teknik Instalues – 4 vende të lira pune, dhe

Pozita 2: Operator/e i/e Qendrës Monitoruese – 3 vende të lira pune.  

Përshkrimi i Detyrave Pozita 1 - Teknik Instalues:

  • Instalim, servisim dhe mirëmbajtje te Sistemeve te Sigurisë, (Sistem alarmi dhe kamerave të sigurisë).

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët për pozitën 1 - Teknik Instalues:

  • Pervojë pune në montimin e sistemeve të sigurisë (Sistem alarmi dhe kamerave të sigurisë);
  • Te kenë te përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi universitar i preferuar;
  • Të posedoj patent shofer;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Aftësi për të punuar në situata stresuese;
  • Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

Përshkrimi i Detyrave Pozita 2 - Operator/e i/e Qendrës Monitoruese:

  • Monitorimin e sistemeve të sigurisë në Qendrën e Kontrollit, duke përfshirë monitorimin e sistemeve alarmuese dhe atyre të video-vëzhgimit.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët për pozitën 2 – Operator/e i/e Qendrës Monitoruese:

  • Te kenë te përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar;
  • Aftësi te mira kompjuterike;
  • Përvoja e punës një vjeçare në lëmin e kërkuar;
  • Mos të kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Aftësi për të punuar në situata stresuese.

Afati dhe forma e aplikimit:

Afati i aplikimit është deri me 26 Maj 2021. Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 09:00 në zyrën Qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati III-të), Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz

JU MIREPRESIM!

Shikime 9406
Kategoria Sigurim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC