SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë për blerjen e një veture

	 	 

   FTESE PER OFERTE   

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Femijëve Kosovë bën Ftesë për Ofertë për blerjen e një veture.

Me këtë rast shpallim Ftesë për Ofertë për të gjitha kompanitë e autorizuara për shitje të veturave

Të interesuarit mund të marrrin specifikacionin në email adresën:

procurement1@soskosova.org deri me 01.07.2021

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën  e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh (duke perfshire te gjitha shpenzimet tjera percjellëse nëse ka.
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo në letër me logo zyrtare
  • Dëshmi/ Autorizimi që jeni shitës dhe servis i autorizuar nga prodhuesi i automjeteve Ne ofertë të ceken garancionet e veturës
  • Afati i liferimit max. 60 dite nga data e nënshkrimit të kontratës.
  • Garancionin e ofertës, (10%  të vlerës së ofertës)  me afat prej 60 dite)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (60 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale, ose vërtetimin tatimor.

Ofertuesit e interesuar mund t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje), të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuara me kodin “ Oferta për Veturë”. Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 01.07.2021 në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani 1 Tetori, p.n. Prishtinë çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00. Ofertat e dorëzuara me vonesë dhe ofertat e pa kompletuara nuk do të shqyrtohen.

Shikime 1181
Kategoria Të tjera
Skadon 8 ditë
Orari
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC