Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

A je gati për një përvojë të re?

A të ngazëllejnë mënyrat e ndryshme se si mund të përdoren mediat sociale? A je i/e pasionuar pas komunikimit? A të interesojnë çështjet aktuale, gazetaria dhe të drejtat e njeriut? Dëshiron një punë dinamike me ritëm të shpejtë që të mban gjithnjë në majë të gishtave?

Përmes revistave tona online dhe të shtypura, debateve, punëtorive dhe më tepër, K2.0 ka prezantuar një model më ndryshe të medias në Kosovë dhe përtej. Po kërkojmë një koordinator/e të komunikimit për t'iu bashkuar ekipit tonë dinamik ndërkohë që synojmë zgjerimin e pranisë sonë online dhe në komunitet.

Personi që po kërkojmë do të jetë në qendër të çdo gjëje që lidhet me praninë tonë publike, prej asistimit në zhvillimin e një strategjie dinamike për komunikim e deri te mirëmbajtja e llogarive tona në rrjete sociale për t’u siguruar që ato e angazhojnë vazhdimisht komunitetin, si dhe të webfaqes sonë për t’u lënë mbresa të mira vizitorëve.

Do të punosh veçanërisht për së afërmi me menaxherin e prodhimit dhe ekipin e redaksisë tonë, për t’u siguruar që gazetaria jonë kualitative të arrijë te një audiencë gjithnjë më e gjerë, si dhe për t’i promovuar organizimet tona dhe për të qenë pika primare e kontaktit tonë me publikun.

Kjo është mundësi e shkëlqyer për dikë me sfond komunikimi që dëshiron të jetë në ballë të gazetarisë dhe mediave progresive. Do të punosh nga afër me të gjitha departamentet e K2.0 dhe duhet të jesh i/e gatshëm/e t’i përvetësosh informatat në mënyrë efikase dhe të saktë gjersa bën punë të ndryshme.

Nëse je dinamik/e, i/e organizuar dhe dëshiron të jesh pjesë e K2.0, na shkruaj!

Detajet kryesore:
Pozita: Koordinator/e i/e komunikimit 
Orari: 40 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: E diel, 2 maj (mesnatë)
Fillimi i punës: 15 maj

Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e të gjitha rrjeteve sociale të K2.0, duke përfshirë Facebook, Twitter dhe Instagram, për të garantuar përditësimin e tyre dhe angazhimin e komunitetit;
  • Planifikimi dhe zbatimi i strategjisë së K2.0 për komunikim; vlerësimi dhe raportimi për efikasitetin e saj;
  • Ndërmarrja e nismave për ta përmirësuar praninë e K2.0 online dhe offline;
  • Përgatitja/optimizmi i përshkrimeve për të gjitha përmbajtjet redaksionale të K2.0;
  • Shërbimi si pikë kontakti për pyetje nga publiku, përfshirë këtu monitorimin e tërë komunikimit të K2.0 me palë të jashtme — duke përfshirë (por jo vetëm) email-at, inbox-et e rrjeteve sociale, komentet në webfaqe dhe rrjete sociale, etj.;
  • Inkuadrimi i tekstit dhe materialeve vizuale në webfaqen e K2.0, për ta përditësuar çdo ditë;
  • Pjesëmarrja në procese të redaksisë për ta koordinuar në mënyrë efektive publikimin dhe promovimin e përmbajtjeve të redaksisë, dhe mbajtja e shënimeve gjatë takimeve;
  • Mirëmbajtja e komunikimit të rregullt dhe koordinimi me ekipin vizual dhe atë të dizajnit;
  • Koordinimi dhe organizimi i vizitave në K2.0 për palët e interesuara;
  • Përditësimi i databazës së kontakteve.

Kandidati/ja ideal/e për këtë rol duhet:

  • Të jetë i/e mirinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe media dhe ta kuptojë se si funksionojnë përmbajtjet në rrjetet sociale;
  • Të jetë shumë kreativ/e me ide për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e pranisë publike dhe online të K2.0 — të na ndihmojë të lidhim praninë tonë në internet me atë jashtë internetit;
  • Të jetë i/e organizuar dhe motivuar, me aftësi për ta prioritizuar orarin dinamik me plot punë, dhe të punojë brenda afateve të caktuara kohore — si dhe të identifikojë mundësi dhe t’i realizojë ato;
  • Të jetë i/e pasionuar për të kontribuar në rritjen e organizatës;
  • Të jetë shumë profesional/e gjatë gjithë kohës kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Preferohet të ketë diplomë Baçelor/Master në Gazetari, Komunikim Masiv, Marrëdhënie me Publikun (apo në ndonjë fushë të ngjashme relevante);
  • Preferohet t'i ketë të paktën dy vjet përvojë pune të ngjashme;
  • Përvojë me punë korrekte dhe efektive në një ambient dinamik dhe me ritëm të shpejtë;
  • Komunikim të shkëlqyer në të gjitha format, përfshirë komunikimin me shkrim dhe gojor për artikulim të ideve te kolegët dhe publiku, si dhe përvojë me fjalime publike;
  • Gjuhët: Njohuri të shkëlqyer të gjuhës shqipe dhe angleze. (Njohuria e gjuhës serbe është përparësi, por jo e kërkuar domosdoshmërisht).

Të lutem krijo një video të shkurtër ku na tregon:

  1. Kush je ti (pa përmendur punën/arsmin/prejardhjen)?
  2. Çfarë do të thotë ‘komunikimi’ për ty? [Duhet ta ruash dhe ta vendosësh vegëzën e Wetransfer në fushën përkatëse te forma e aplikimit].

Për të aplikuar ju lutem klikoni butonin “Apliko” më poshtë.

Shikime 2,792
Kategoria Media
Skadon 02/05/21 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management