Korporata Rugove

Përgjegjës I Depos

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në depon e “Ujë Rugove” SH.P.K. në Pejë. Pozita e lirë është:

PËRGJEGJËS I DEPOS

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për organizimin e depos ne përputhje me procedurat dhe politikat e kompanisë;
  • Është përgjegjës për stokun;
  • Bën pranimin e mallit dhe organizon ngarkim-shkarkimin e mallit në depo;
  • Koordinon dhe bën lëvizjen e mallrave në hapësirat shitëse;
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme;
  • Përgatitë raporte të rregullta për stoqet e mallrave në depo;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës lidhur me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme, shkollimi universitar konsiderohet përparësi;
  • Përvojë pune së paku 1 vjeçare në pozitë të ngjashme të punës;
  • Preferohet të jetë banor i regjionit të Pejës;
  • Të ketë patent shofer, kategoria B;
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore;
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 4 maj 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 1871
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC