BAU Market

Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (3)

	 	 

BAU

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

Titulli:
Bau Market shpall konkurs për 3 vende të lira pune:“Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)”

 

Pozita 1
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i elektros
Sektori: Elektrikë, automatike dhe pajisje elektronike

 

Pozita 2
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i makinerisë
Sektori: Ujësjellës, Kanalizim, Ngrohje, Ventillim dhe Klimatizim

 

Pozita 3
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Arkitekt/Ndërtimtar
Sektori: Ndërtim / Meremetim

 

Kompania: Bau Market Sh.p.k
Raporton: Menaxherit të logjistikës
Departamenti: Mbështetja teknike e produktit
Lokacioni: Prishtinë

 

Përshkrimi i vendit të punës:
Specialisti teknik i produktit (TPS) është pozitë në shërbim të shitjes në radhë të pare, duke i ndihmuar atyre në kuptimin sa më të mirë të specifikave teknike te produktit dhe duke i mbështetur gjatë takimeve me blerës. Po ashtu TPS këshillon dhe ndihmon blerësit që të bëjnë zgjidhjen e duhur konform kërkesave te tyre specifike. Në të njëjtën kohë TPS mbështet dhe këshillon departamentin e blerjes që të përzgjedhin produktet adekuate, konform kërkesave te tregut, dhe kërkesave strategjike te zhvillimit te Bau Market.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri specifike për produktet ne sektorin përkatës;
  • Njohuri teorike dhe praktike për aplikimin e produktit;
  • Demonstrim praktik dhe teorik se si një produkt i plotëson nevojat e klientit;
  • Mbështet sektorin e shitjeve gjate takimeve me klientë;
  • Jep informata dhe mbështet shitjen me pakicë që të përfitojnë njohuritë teknike te produktit;
  • Mbështet departamentin e blerjes për marrjen e vendimeve për produkte te reja;
  • Ofron shërbime ndaj klientëve pas shitjes ne mbështetje te produkteve;
  • Punon me klientët ekzistues qe te ju ndihmoj te përfitojnë me shume nga produktet qe kane blere;
  • Demonstrim i produkteve, shërbimeve ne forme trajnimi ndaj shitëseve, ekipeve punuese profesionale dhe kompanive investuese;
  • Mban trajnime te rregullta me shitësit dhe i informon ata për veçoritë teknike te produktit
  • Ndjek trajnime rreth produkteve aktualë dhe produkteve te reja ;
  • Analizon produktet aktuale dhe propozon produkte te reja ne sektorin e blerjes;

 

Njohuritë dhe shkathtësitë:

  • Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Te ketë shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante;
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar është obligative (njohja e gjuhëve tjera është përparësi);
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 

Dokumentet e kërkuara

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara.

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “Subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 30 Prill 2021.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Shikime 1648
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC