NewCo Ferronikeli Complex

Junior Zyrtar për Blerje

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Junior Zyrtar për Blerje

Departamenti: Prokurim

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit dokumentacionin dhe bënë realizimin e kërkesave për blerje sipas procedurave të aplikueshme në kompani;
  • Ofron ndihmë në gjetjen e furnitorve të rinjë;
  • Zgjidhë mospërputhjet në fatura si dhe kushtet dhe termat tjerë të procesit;
  • Mundëson dorëzimin në kohë te materialeve / produkteve sipas kushteve të negociuara.


Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë pune në fushen e prokurimit do të përbëjë avantazh;
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Te jetë interaktiv dhe bashkëpunues me të tjerët;
  • Njohuri të shkelqyeshme të gjuhes angleze (në të shkruar dhe në të folur-obligative);
  • Aftësi kompjuterike të shkëlqyeshme (Microsoft office).


Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.


Mënyra e aplikimit: 

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 30/04/2021, në adresën e e mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Junior Zyrtar për Blerje

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2246
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC