ITD Prishtinë

Menaxher/e i/e shitjes (Account Manager)

	 	 

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit  2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Menaxher i Shitjes (Account manager)

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

  • Diplomë universitare – ekonomi ose shkenca kompjuterike;
  • Të paktën 3 vite experiencë në pozicione pune analoge në kompani private;
  • Njohuri e mirë e produkteve IT – e detyrueshme;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  • Njeh dhe zbaton me përpikmëri procedurat operacionale, IP dhe rregulloret e punës të lidhura me postin;
  • Njeh politikat e shitjes së kompanisë dhe t’i zbaton me rigorozitet ato në çdo proces të shitjes, duke qenë në përputhje me Modelin e Biznesit të përcaktuar në kompani;
  • Njeh specifikat e bizneseve të klienteve për të cilët kujdeset, kapacitetet blerëse dhe politikat e tyre të shitjes kur i aplikojnë. Analizon me kujdes marrëdhëniet me klientët e tij dhe bën propozime të vazhdueshme për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve;
  • Njeh shumë mirë strukturën e çdo klienti që trajton (Prokurimet, IT Dept., Dept. Juridik etj.) dhe procedurat e tyre të blerjeve. Ka njohuri për procesin e blerjes të tyre (kriteret e vendimmarrjes, matricën e influencës, etj) dhe ndanë këtë informacion me ekipin e shitjeve;
  • Mbanë marrëdhënie korrekte me klientet me qëllim garantimin e një bashkëpunimi sa më produktiv dhe afatgjatë me ta;
  • Ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën me konkurentët raporton tek DSH në mënyrë periodike minimalisht një herë në javë;
  • Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga kompania për periudhën;
  • Identifikon, analizon dhe propozon klientë të rinj potencial;
  • Mirëmban kontratat me klientët e tij dhe kujdeset për rinovimin e tyre;
  • Është përgjegjës për të gjithë ciklin e shitjes nga evidentimi i oportuniteteve deri në kryerjen e pagesës nga klienti;
  • Realizon aktivitete shitjeje duke u fokusuar tek klientët e rinj ose ekzistues nëpërmjet prezantimeve të ndryshme, realizimin e demonstrimit të zgjidhjeve. Transmeton dhe ndjek ecurinë e ofertave dhe paketave që përcakton SMP dhe përcjell feedback-un nga klientët e tij. Propozon politika efiçiente për shitjet, të dedikuar për segmentin e tregut;
  • Drafton plane idesh dhe i adreson tek Drejtori i shitjeve për aktivitete marketing/promocione dhe implementimin e tyre ;
  • Bashkëpunon me Produkt Menaxher, Asistentë shitjesh, etj nga ekipi i kompanisë (sipas nevojës) për të pergatitur/mundesuar ofertimin (produktet/sherbimet, planifikime pune / burimesh);
  • Ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe efiçiente debitorët për të mbajtur nën kontroll nivelin e tyre;
  • Raporton tek Drejtori i Shitjeve mbi punën që kryen.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtine - Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Ju lutem, të specifikohet pozita në subject kur te aplikoni!

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com

Konkursi ngelet i hapur deri më: 13.05.2021

Shikime 2574
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC