ITD Prishtinë

Produkt Menaxher/e

	 	 

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Produkt Menaxher/e

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

  • Bachelor Degree në Shkenca Kompjuterike, si Inxhinieri Kompjuterike, Elektronike apo të ngjashme;
  • Njohuri të mira në IT (PC, Server & storage);
  • E preferueshme eksperienca e mëparshme e punës në fushën e teknologjisë;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në shkrim dhe komunikim;
  • Aftësi të mira të punës në grup.

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  • Njeh gamën e produkteve, specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade;
  • Njeh produktet konkurrente në treg dhe avantazhet apo disavantazhet e tyre. Krahason specifikat teknike, çmimet etj, me produktet tona;
  • Bashkëpunon me furnitorët në përzgjedhjen e produkteve në funksion të zgjidhjes së ofruar të klientëve;
  • Njeh të gjitha veglat e ofruara (portals, configurator tools etj) nga furnitorët e pajisjeve për të krijuar ofertë të kompletuar teknike dhe financiare;
  • Njeh nivelin e çmimeve të produkteve të tij në tregun vendas;
  • Në bashkëpunim me stafin e shitjes të mbledhë kërkesat e klientëve dhe të përgatisë materiale sqaruese dhe prezantuese, mbi produkte ekzistuese dhe të reja në interes të klientit apo të procesit të shitjeve;
  • Të ofroj suport pre dhe post sales (të natyrës informuese dhe këshilluese);
  • Të kryejë me përpikmëri çdo detyrë të posacme që i ngarkohet nga superiori dhe të raportojë në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre;
  • Njeh mirë sistemin e kodifikimit të produkteve;
  • Bashkëpunon me departamentin e importeve për një ecuri normale të kohës së furnizimit;
  • Të njohë dhe zbatojë me përpikmëri procedurat operacionale, Instruksione Pune dhe rregulloret e punës të lidhura me postin;
  • Është përgjegjës të përgatitet dhe të marrë certifikimet që kompania i ngarkon.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • 20 ditë pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtine - Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Ju lutem, të specifikohet pozita në Subject kur te aplikoni!

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV-in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com

Konkursi ngelet i hapur deri më: 13.05.2021

Shikime 2138
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC