Komuna e Dragashit

Mësimdhënës/e (3)

	 	 

DREJTORIA KOMUNALE PËR ARSIM

Nr. i Protokolit 13/104

Datë: 26.02.2021

Dragash

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi

Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për

Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018

Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të

Statutit të Komunës, Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e

Nr. Institucioni Pozita Vendi i lire / Zëvendësim
1

Shfmu "Fetah Sylejmani" Dragash paralelja në Shajne 

Një (1) mësimdhenës të mësimit klasor Zëvendsim-gjersa të kthehet puntori nga pushimi pa pages
2 Shfmu "Fetah Sylejmani"në Dragash

Një(1 ) mësimdhënës për gjuhë angleze me 18 orë mësimi në javë

Pushim i lehonisë
3

Shfmu "Sezai Surroi" në Bellobrad

Një(1 ) mësimdhënës të mësimit klasor Pushim i lehonisë

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë; - Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe - Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Kushtet dhe Kualifikimi:

  • Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të
  • Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.05/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e
  • Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre
  • Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 29.03.2021 deri 13.04.2021(15:00).

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren në Drejtorin e Arsimit në Dragash si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në DKA zyra nr.5. Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rksgov.net/dragash/category/konkurset-njoftimet/ -

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shikime 289
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Dragash
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC