Messa Global

Menaxher/e dhe Ndihmës Menaxher/e, Agjente të shitjes, Kacier/e

	 	 

Messa eshte nje lokal per veshembathje dhe është duke u zgjeruar, së pari në Prizren tani edhe në Ferizaj me lokacion në qendren tregtare Ring Mall. Hapim konkurs pune për këto vende pune:

  • Menaxher/e dhe Ndihmës Menaxher/e

  • Agjente të shitjes dhe

  • Kacier/e

Cv-t mund të na dërgoni në e-mail: info@messaglobal.com


Menaxher/e dhe Ndihmës Menaxher/e

Përshkrimi i Punës

MESSA është në kërkim të personave që e ka zgjedh si profesion menaxhimin dhe që synon një karrierë profesionale.

  • Kërkesat e klienteve të analizojë mire duke ofruar produktin dhe shërbimin ideal dhe të sigurojë kënaqësinë e klienteve.
  • Caktimi i objektivave të personelit në përputhje me objektivat e lokalit për të ndjekur dhe për të realizuar shitjet e synuara.
  • Trajnimi i ekipit dhe me shpërndarjen e informacionit të kontribojë për zhvillimin e stafit.
  • Kryerja paraprake  e llogaritjeve kontabilistike të lokalit, të organizojë lidhjen me qendrën kryesore po ashtu dhe ndjekjen e gjendjes së produktit dhe porosive.

Aftësitë dhe Kompentencat e dëshiruara

  • Diplomë universitare.
  • Të paktën 5 vjet përvojë në sektorinë e tregtisë dhe 4 vjet si menaxher.
  • Menaxhimin që e ka zgjedhë si karrierë.
  • Me energjinë, vetbesimin dhe me aftesinë e komunikimit të përfaqësojë lokalin në mënyrën më të mire.
  • Të mundësojë në lokal shitje më të shpejta.
  • Të krijojë kënaqësi myshterive.
  • Koordinimi i agjenteve të shitjes.
  • Të ndjek modën dhe komunikues.
  • Duke i kushtuar vëmendje pamjes së jashtme dhe kujdesit personal.
  • Preferohet të di gjuhën turke.

Agjent i shitjes

Kualifikimet e përgjithshme

  • Mbarimi i shkollës së mesme.
  • Njohuri në gjuhën angleze.
  • Të jetë në gjendje t’i përshtatet ritmit të shpejtë të punës dhe të punon me orar fleksibil.
  • Bashkëpunim me ekipin.
  • Të ndjekë modën.
  • I suksesshëm në marrëdhëniet njerëzore.
  • Pozitiv dhe i kujdesshëm ndaj pamjes.
  • Të synon për të bërë një karrierë në sektorin e tregtisë.
  • Kujdesi ndaj klientëve/mirëpritja e klientëve.
  • Të përfaqësojë Messën në mënyrë më të mirë.

Përshkrimi i Punës

  • Kujdesi për pastërtin dhe renditjen e lokalit.
  • Rregullimi i lokalit.
  • Përmbushja e kërkesave të klientëve.
  • Të informoj dhe të propozojë klientët për produktet në mënyrë të detajizuar.
  • Të realizojë objektivat e shitjes mujore.
  • Të kontrrollojë produktin dhe sasinë.
  • Vendosja e një komunikimi korrekt dhe të forte me klientin.

Kacier/e

  • Përvojë pune më së paku 2 vite.
  • Diplomë univerzitare.
  • Bindëse/e, pozitiv/e dhe i suksesshëm në marrëdhëniet njerëzore.
  • Përshtatje në tempon e shpejtë të punës.
  • Të perceptojë këerkesat e klientëve, të sigurojë kënaqësi të vazhdueshëm ndaj klientëve.
  • Të ndjek modën.
  • Të kushtojë vëmendje pamjes së jashtme dhe kujdesit personal.
  • Preferohet të ketë punuar me programin ISOFT.
Shikime 1377
Kategoria Shitje
Skadon 19 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC