Titulli: AML/CFT and Compliance Officer
Kompania: Velanis Kosova sh.a.
Orari: I plotë
Afati i aplikimit: Deri më 20 prill 2021
Velanis Kosova është një kompani e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë e cila po funksionon dhe po i zhvillon veprimtaritë e saja në Republikën e Kosovës.
Velanis Kosova sh.a. shpallë konkurs pune për këtë pozitë:
AML / CFT and Compliance Officer: Kolegia ose kolegu yne i ardhshëm duhet të ketë njohuri të thellë te ligjeve dhe të rregulloreve të Republikës së Kosovës, që perkufizojnë procedurat e kontrollit të shpërlarjes së parave. Poashtu, të ketë eksperiencë në krijimin e sistemit të monitorimit të transakcioneve, dhe të verifikojë nëse ato janë në pajtueshmeri me Ligjet e Republikës së Kosovës, dhe Regulloreve adekuate.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare ose më të lartë në rrafshin juridik.
- Njohuri të shkëlqyera të ligjeve dhe rregulloreve kundër shpërlarjes së parave;
- Minimum një vit eksperiencë në fushën e AML/CFT (Anti Money Laundering / Combating the Financing of Terrorism) në sektorin bankar ose financiar;
- Preferohet të jetë i certifikuar si një AML/CFT specialist nga ndonjë institut ose organizatë çertifikuese;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Aftësi të mira ndërvepruese dhe bashkëpunuese ekipore;
- Njohuri të shkelqyeshme në Microsoft Office;
- Aftësi të shkathëta organizative, i/e vëmendshëm në detaje, i/e përkushtuar, ambicioz/e dhe energjik/e.
Përgjegjësitë:
- Të konfirmojë vërtetësine e klientëve gjatë hapjes së llogarive, dhe të verifikojë nivelin e rrezikut kur hapet një llogari e klientit;
- Të vlerësojë aktivitetet e kompanisë në mënyrë që të përcaktoj nivelin e rrezikut;
- Të zbatojë ligjet e Republikës së Kosovës, regulloret në fuçi, si dhe politikat dhe rregulloret e kompanisë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Të ndërmarrë masa mbrojtëse kundër krimeve financiare në kompani;
- Të zbuloj transaksionet e dyshimta;
- Të raportoj tek menaxhmenti i kompanisë për transaksionet e dyshimta;
- Të informoj dhe t’i trajnoj stafin e kompanisë në politikat dhe procedurat e parandalimit të shpërlarjes së parave dhe krimeve financiare.
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër përcjellëse në emailin info@velanis.ch