ArtMotion

Punë praktike në Zyrën Ligjore

	 	 

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpalle:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës: Punë praktike në  Zyrën Ligjore Artmotion

Detyrat dhe Përgjegjësitë  e Praktikantit:

  • Praktikanti/ja do të angazhohet në punë të mirëfilltë ligjore duke i dhënë mundësinë të prek nga afër çdo aspekt të punës se një Jurist që nga konsulenca ligjore, Ligji i Punës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) etj
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
  • Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e detyrave të ndryshme që caktohen nga Zyra Ligjore
  • Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet i diplomuar në Juridik
  • Njohuri të procedurave gjyqësore dhe mbi të drejtat e autorit.
  • Aftësi për kryerjen e procedurave gjyqësore ( juridike).
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
  • Aftësi të shkëlqyeshme për përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi.
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter ( MS Office );
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
  • Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në, si dhe dëshmitë e përgatitjes – universitarë
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse; (e rekomandueshme)
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Benifitet nga Praktika Profesionale

  • Praktikë me pagesë
  • Ofrojmë ambient dinamik dhe miqësor të punës,

Aplikimi bëhet duke klikuar në Butonin "APLIKO"

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 13/04/2021, Ora 16:00h.

Shikime 2502
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC