HumanPower

HR Administrator/e (me Gjuhë Gjermane)

	 	 

Humanpower Header

 

Pozita:                         HR Administrator/e

Lokacioni:                  Prishtinë, HumanPower

Orari i Punës:            Orar i plotë

Linja e raportimit:    Recruitment Manager

Kriteret kryesore:     Njohja e gjuhës gjermane në nivel të avancuar

Përshkrim

HumanPower është kompani regjionale e specializuar në fushën e rekrutimit. Nën ombrellën e HumanPower janë edhe kompanitë lidere në fushën e punësimit siç janë KosovaJob, OfertaPune, AkademiPune dhe Rroga.com.

Si pjesë e zgjerimit të ekipit po kërkojmë një Administrator/e të Burimeve Njerëore që do ta mbështesë ekipin e rekrutimit përmes menaxhimit efektiv të të gjitha detyrave administrative të pjesës së rekrutimit.

Detyrat dhe përgjigjësitë:

  • Pret kandidatët dhe përgjigjet në pyetjet e tyre në lidhje me rekrutimin dhe punësimin;
  • Merr aplikimet e kandidatëve, bën kontaktin e parë dhe i regjistron në database;
  • Ndihmon në organizimin dhe koordinimin e procesit të intervistave;
  • Bën filtrimin e kandidatëve në bazë të aftësive të tyre;
  • Mirëmban bazën e të dhënave të kandidatëve;
  • Përpilon raporte të ndryshme për rekrutimin;
  • Merr pjesë në takime ndryshme;
  • Mirëmban dokumentacion e kandidatëve.

 Profili i dëshiruar:

  • Njohja e gjuhës gjermane në nivel të avancuar (e detyrueshme);
  • Aftësi për të punuar në menyrë të pavaruar dhe të organizuar;
  • Sjellje profesionale dhe aftësi bindëse;
  • Përvojë pune në burimet njerëzore sidomos në rekrutim (do të konsiderohet përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyshme komunikuese dhe interpersonale;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Fleksibilitet dhe angazhim ndaj punës.

Si të aplikoni:

Ju lutem aplikoni duke shtypur në butonin poshtë. Afati i fundit për aplikim është data 18 Prill 2021.

Apply Button
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen!

Shikime 1553
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC