FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 2.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:
KONKURS
ZYRTAR/E LIGJOR PËR KOLEKTIME– Dega Gjilan
PËRGJEGJËSITË:
- Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
- Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tij si dhe tek organet e përmbarimit;
- Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate për këto kredi;
- Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat;
- Të punoj për së afërmi me ekzekutorët e gjykatave dhe permbaruesit privat për ekzekutimin e kërkesave ligjore ndaj klientëve;
- Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
- Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
- Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo-performuese.
KUALIFIKIMET:
- Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo administrim Biznesi
- Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën përmbarimore, apo të ngjashme përbën avantazh;
- Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative;
- Aftësi të shquara analitike;
- I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses;
- Njohuri të paketës Microsoft Office;
- Të posedojë Patent Shofer kategorinë “B”;
- Njohje të mirë të gjuhës Angleze.
Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqes: www.fincakosovo.org, ose dergoni CVnë dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment.hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë.
Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë.
Afati i aplikimit deri me 25.04.2021.
