Komuna e Lipjanit

Punëtor Tekniko-Shërbyes (4)

	 	 

DREJTORIA E ARSIMIT

Nr-4-111-12513

Datë: 04.03.2021

Duke u bazuar në nenin 79 dhe 80 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 8 te Ligjit te Punës 03/L-212 si dhe Statutit të Komunës, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Punëtor Tekniko-Shërbyes në:

SHFMU ”Drita” në Rubovc V

Vend i lirë: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik

SHFMU ”17 Shkurti” në Gllogovc

Zëvendësim: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik

SHMP Gjimnai ”Ulpiana” në Lipjan:

Vend i lirë: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik

SHMP ”Adem Gllavica” në Lipjan:

Vend i lirë: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik

Institucioni: Komuna e Lipjanit

Departamenti/Drejtoria: Drejtorati për Arsim

Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës

Numri i Pozitave: (4) katër

Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës

Grada/Koeficienti: Sipas koeficientit 4.0

Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Personeli shërbyes – teknik, ka për detyrë të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara në kontratën e punës, në Rregulloren për Institucionet Edukative dhe detyrat të tjera që i’a jep mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm/ose fillor

Dokumentet e kërkuara:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Diploma mbi kualifikimin e noterizuar;
  • Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 03.04.2021 deri 17.04.2021 (15:00).

Paraqitja e kërkesave:

Kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Komunën e Lipjanit.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

 

Shikime 285
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC