ORCHIDÉE Real Estate

Dy (2) agjent të shitjes

	 	 

Agjensioni I patundshmërisë Orchidee

Sheshi “Nëna Terezë” Prishtinë

Agjensioni i patundshmërisë “Orchidee” me përvojë të jashtëzakonshme 12 vjecare , ka dëshmuar suksesin dhe korrektësine ndaj klientëve te saj, për shkak të kërkesave të mëdha në tregun e brendshëm dhe rajonal do bëjë zgjerimin e kompanisë andaj shpall konkurs për dy (2) vende të lira pune:

                                                              Dy (2) agjent të shitjes

PËRGJEGJËSITË:

  • Të del në teren dhe të sigurojë oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka;
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e shitjes ose qira dhënies;
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetin dhe kufizimet gjeografike;
  • Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në sistemin online të shitjes;
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve;
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KUALIFIKIMET dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar studimet bachelor (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi);
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme;
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office;
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre;
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese;
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit;
  • Njohje e së paku një gjuhe të huaj.

PAGESA:

Pagë mujore.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV në këtë email adresë: orchide007@hotmail.fr 

Konkursi është i hapur deri me datë 13 Prill 2021.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Shikime 957
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC