Korporata LIRiDONI është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës shpallë:
KONKURS
Për pozitën: Agjent/e i/e Shitjes – (1) një pozitë; Departamenti: I Shitjes;
Divizioni: I Ushqimit
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat kryesore:
- Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
- Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
- Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet;
- Mban evidenca financiare ditore për vlerën e mallit të shitur në terenin perkatës;
- Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren; dhe
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme (kualifikimi universitar është përparësi);
- Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në të njëjtin profil pune;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
CV-në dhe dëshmitë për përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: Info@liridoni-kos.com, të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur nga dita e shpalljes e deri më datën 23.04.2021.
Aplikaconet e dërgura me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen
