Pozita: Asistent/e në Departamentin Ligjor
Lokacioni: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Njohuri bazike të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve;
- Njohuri bazike të Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare dhe procedurave të Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve;
- Njohuri bazike të Ligjit të Punës
- Njohuri bazike të Ligjit për Të Drejtën e Pronësisë dhe të Drejtat tjera Sendore;
- Draftimi i dokumenteve ligjore, përfshirë por pa u kufizuar në, Kontratat e ndryshme Komerciale, Kontratat e Punës.
- Njohuri bazike mbi Procedurat Administrative/Komunale,
- Njohuri bazike mbi Procedurën Kontestimore dhe Përmbarimore.
- Asistimi në punët e përditshme të Departamentit Ligjor.
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik (Jurist/e i/e Diplomuar)
- Përvojë pune paraprake në punë të ngjashme prej së paku 1 vjet
- Njohuri të mira të MS Office
- Njohje të mirë të gjuhës angleze
- Të jetë i/e pajisur me patentshofer B1
Shkathtësitë dhe aftësitë:
- I/e orientuar në detaje
- Aftësi për menaxhim të kohës
- Të ketë shpirt ekipor
Të interesuarit le të aplikojnë duke klikuar në Butonin "APLIKO".
