Hotel Garden

Kuzhinier, Ndihmës Kuzhinier, Praktikant në Kuzhinë

	 	 

Kuzhinier

  • Planifikimi i menusë në konsultim me Krye Kuzhinjerin
  • Përgatitja, gatimi dhe servimi i ushqimit kryesor, paragjellave, ëmbëlsirave etj. në përputhje me menutë e specifikuara.
  • Përcaktimi i sasisë që duhet gatuar dhe madhësisë së porcioneve që do të ofrohet, duke marrë parasysh kriteret dietale, mjekësore, etnike dhe profesionale.
  • Kontrollon sasinë dhe cilësinë e stokut të pranuar dhe njofton furnizuesit për mangësitë. Pranimi i ankesave të klientëve të cilat përcillen nëpërmjet kamarireve ose banakierit dhe zgjidhja e menjëhershme e tyre
  • Kur ushqimet përgatiten për një tjetër institucion apo komunitet, mbikëqyrë paketimin e ushqimit në mungesë të Kryekuzhinierit.
  • Mbikëqyrë larjen dhe pastrimin e dyshemeve, enëve, sipërfaqeve të punës dhe pajisjeve tjera të kuzhinës për të siguruar që standardet higjienike, shëndetësore dhe siguria e nevojshme mirëmbahen.
  • Siguron se është veshur uniforma e përshtatshme, në çdo kohë në përputhje me Rregulloren e Kuzhinës.
  • Mbikëqyrë Ekipin e Kuzhinës gjatë ndërrimit.
  • Zëvendëson Menaxherin e Sektorit të Ushqimit gjatë mungesës së tij.
  • Trajnimi i personelit të kuzhinës lidhur me përgatitjen dhe qështjet tjera me rëndësi në kuzhinë.( Sipas Nevojave te Krye-Kuzhinjerit)
  • Ndërmerrë detyra të tjera që mund të përcaktohen herë pas here nga Krye-Kuzhinjeri Menaxheri Kryesor brenda përgjegjësisë së tij dhe sipas nevojës punon jashtë orarit të punës.

Ndihmes Kuzhinier

  • Te assistoj ne Punet e Kryekuzhinjerit apo Kuzhinjerit
  • Ndërmerrë detyra të tjera që mund të përcaktohen herë pas here nga Krye-Kuzhinjeri apo Kuzhinjeri.
  • Kryen- larjen dhe pastrimin e dyshemeve, enëve, sipërfaqeve të punës dhe pajisjeve tjera të kuzhinës për të siguruar që standardet higjienike, shëndetësore dhe siguria e nevojshme mirëmbahen.
  • Te mbaje standardin e caktuar nga Kryekuzhinjeri.

Pranktikant ne Kuzhine

  • Te gjithe personat qe jane ne shkollen e Kulinarise apo te gjithe ata te cilet mendojne se kane kualitete per te zhvilluar kariere ne kuzhine.
  • Te kete deshire dhe ambicje per te punuar, te jete i rregullt dhe i paster.
  • Te jete i gatshem per te punuar nën presion, me orar te zgjatur nese eshte nevoja si dhe me ndrrime.

Te gjithe Personat e interesuar duhet qe te dergojne Cv me 1 fotografi , si dhe te gjitha rekomandimet qe i posedojne ne:

apliko@hotelgarden-ks.com me Subjet: Emertimi i vendit te punes per te cilin konkuroni:

Shembull

Email: apliko@hotelgarden-ks.com

Subject: Praktikant Ne Kuzhine

Vini re:

Perparsi do te kene te gjith personat e shkolluar ne lemine e Kulinarise si dhe ata me pervoje pune.

Shikime 575
Kategoria Gastronomi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC