Happy Wet Wipes

Punëtor në Prodhim

	 	 

KONKURS PUNE

Bëhu pjesë e ALM Group dhe Happy Shpk.

Titulli/Pozita: Punëtor në Prodhim

Departamenti: Prodhim

Vendi/Lokacioni: Konjuh/Lipjan

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kërkohet shfrytëzim i njohurive teknike, përshtatje e shpejtë me detyrat e punës, menaxhim të mirë të kohës dhe zgjidhje efektive të problemeve në departamentin përkatës.

Përgjegjësitë direkte:

  • Bashkëpunim i plotë me personelin tjetër të kompanisë, Operatorin dhe Mikqyrësin;
  • Të monitorojë standardet e produktit dhe të zbatojë programet e kontrollit të cilësisë;
  • Përgjegjës për pastrimin, mirëmbajtjen, sistemimin e paisjeve dhe makinerisë në fabrikë;
  • Respektimin e detyrave të punës, diciplinës dhe mbarvajtjes së punës në procesin e prodhimit të cilat i caktohen nga Operatori.
  • Përzgjedhja e veglave, pajisjeve dhe materialeve të duhura të makinerisë;
  • Përgjegjës për largimin në kohë të mbetjeve të prodhimit dhe produkteve të gatshme.
  • Siguron ndjekjen e udhëzimeve për shëndetin dhe sigurinë në punë, përgjegjësi materiale për perdorimin korrekt të paisjeve të punës, kontrollin mbi pajtushmërinë me Sigurinë në punë brenda kufijëve që i delegohen
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën : “ hr@happy.com.al ” jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.

Puna provuese do të zgjat tre muaj ndërsa në fund të kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi i kandidatëve për vazhdimin e mardhënieve të rregullta të punës.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 02 Prill deri 10 Prill 2021. CV-të e pranuara pas kësaj date nuk do të mirren në konsideratë.

Shikime 945
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC